Gjykata e Tiranës pranon problemet me dëgjimin në kafazet prej xhami

Gjykata e Tiranës pranon problemet me dëgjimin në kafazet prej xhami

264
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka pranuar problemet me dëgjimin brenda kafazeve prej xhami, të instaluar në disa salla gjyqi.
Duke saktësuar se ky investim është bërë dhe në respektim të një prej rekomandimeve të CEPEJ në raportin e fundit për gjyqësorin shqiptar, gjykata e Tiranës garanton se funksionimi i sistemit të fonisë dhe të dëgjimit nga kafazet me xham, përfundon instalimin total të tij ditën e nesërme më datë 15. 09. 2016 për të katër kafazeve prej xhami, tre në dhomën penale dhe një në dhomën civile.
Problemet me dëgjimin brenda kafazeve prej xhami, janë bërë publike, të paktën në dy raste gjykimesh, të Kastriot Ismailajt dhe Mark Frrokut, pas ankesave të të cilëve, trupi gjykues ka vendosur shtyrjen e seancave gjyqësore.

Deklarata e plotë e Gjykatës së Tiranës

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR TIRANË

DEKLARATË PËR SHTYP

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të plotësimit të standardeve europiane në respektim të të drejtave të njeriut mbi gjykimin e personave të arrestuar ose ndaluar,  ka kryer një investim në vlerën e 918.570  lekë me TVSH duke kryer rikonstruksionin total të kafazeve ekzistues të dhomës penale dhe civile të kësaj gjykate nga konstruksioni me hekura në atë me xham.
Ky investim është bërë dhe në respektim të një prej rekomandimeve të CEPEJ në raportin e fundit për gjyqësorin shqiptar.
Në kuadër të këtij investimi, sqarojmë se funksionimi i sistemit të fonisë dhe të dëgjimit nga kafazet me xham, përfundon instalimin total të tij ditën e nesërme më datë 15.09.2016 për të katër kafazeve prej xhami, tre në dhomën penale dhe një në dhomën civile.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY