Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kryetarja e bashkisë së Roskovecit nën hetim, ja padia që u bë ndaj saj më 7 prill

05/05/2021
Kryetarja e bashkisë së Roskovecit nën hetim, ja padia që u bë ndaj saj më 7 prill
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Fierit ka regjistruar procedimin penal për kryebashkiaken e Roskovecit Majlinda Bufi fill pas padisë që bëri ndaj saj dega e PD në Roskovec.

Kallëzimi penal ndaj Kryetares së Bashkisë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier është bërë që më 7 prill.

Akuza ndaj saj është ajo e “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, konkretisht “punësime të paligjshme në kohë elektorale”, të parashikuar nga neni 328/a i kodit penal.

Ndërsa pak ditë para zgjedhjeve Prokuroria e rrethit gjyqësor Fier bën me dije se ka hapur procedim penal ndaj Majlinda Bufit për të njëjtën akuzë.

Postimi i plotë i PD:

Partia Demokratike Dega Roskovec ju bën me dije se pas masakrës zgjedhore që ju jeni dëshmitarë të gjithë se si Edi Rama dhe bandat e tij në 25 prill morën një fitore të vjedhur me shantazhe për bukën e gojës dhe vendin e punës, presione, blerje votash dhe çdo formë tjetër dhune e ushtruar ndaj qytetarëve, ka depozituar me fakte dhe prova kallëzim penal ndaj Kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

PD Roskovec ka dorëzuar shkresën në datë 07/04/2021 me akuzën “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore, saktësisht: punësime të paligjshme në kohë elektorale”, të parashikuar nga neni 328/a i kodit penal.

Prokuroria e rrethit gjyqësor Fier nëpërmjet shkresës zyrtare datë 20/04/2021 me nr.prot 441/1 bën me dije se ka hapur procedim penal ndaj Majlinda Bufit për të njëjtën akuzë.

Procedimi Penal mban nr: 309 dhe date 08/04/2021. Ne, inkurajojmë dhe mbështesim Prokurorinë dhe të gjitha organet ligjzbatuese që t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje dhe të vihen përpara drejtësisë me pranga në duar, të gjithë ata që kanë futur duart në zgjedhje për të deformuar vullnetin e qytetarëve me manovra të paligjshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Prishet pajisja elektronike, manipulohen testet për gradën nënkomisar

Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë, në kërkim nga policia administratorja e kompanisë

07/05/2026
Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026
Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Prishet pajisja elektronike, manipulohen testet për gradën nënkomisar

Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë, në kërkim nga policia administratorja e kompanisë

07/05/2026
Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.