Një emigrant shqiptar humbi jetën sot në Itali pas një aksidenti në vendin ku ai punonte. Flamur Alsela, 50 vjeç, punonte në një kantierin e ndërtimit të qendrës së re të shpërndarjes së kompanisë Amazon në Provincën e Alesandrisë.
Alsela humbi jetën pas shkëputjes së një pllake të pavendosur mirë, e cila shkaktoi prishjen e të gjithë strukturës. Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur edhe pesë punëtorë të tjerë, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë. 50-vjeçari shqiptar jetonte në Chiari dhe ishte përgjegjës në kompaninë e ndërtimit për të cilën punonte, raportojnë mediat italiane.
Hetimet fillestare tregojnë se vdekja e shqiptarit erdhi si pasojë e shkëputjes së një pllakë të pavendosur jo mirë dhe prishja e strukturës shkaktoi tronditje të madhe. Për pasojë, personat që punonin në atë zonë kanë rënë deri në 6 metra nga tronditja e madhe.
“Mendimet tona dhe ngushëllimet e përzemërta për familjet e punëtorëve të përfshirë”, ishte ngushëllimi i Amazon pak orë pas tragjedisë. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/