Zgjedhjet në Dibër, Ylli Manjani: Nuk e përjashtoj që ka patur blerje...

Zgjedhjet në Dibër, Ylli Manjani: Nuk e përjashtoj që ka patur blerje vote. Kjo duhet hetuar dhe nxjerrë në shesh

74
0
Shares

Prokuroria do të kryejë funksionin e saj deri në krijimin e SPAKU-t. Kështu deklaroi Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në përgjigje të shqetësimit të ngritur nga Kryeprokurori Adriatik Llalla lidhur me kompetencat e këtij institucioni pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

I ftuar në emisionin Tonight Ilva Tare, Manjani tha se “Kushtetuta e re ka hyrë në fuqi, por nuk zbatohet pa u miratuar ligji i ri. Lidhur me blerjen e votes ne zgjedhjet e Dibres, Manjani nuk e perjashtoi si mundesi dhe tha se kjo duhet hetuar dhe duhet nxjerr ne shesh. E besoj e mund te kete pasur blerje vote deklaroi ministri i Drejtesise Ylli Manjani.

 

Pjesë nga intervista

Tare:Në një postim në fb në faqen e Tonight Ilva Tare më thanë paske ftuar Ministrin në një vend që nuk ka drejtësi.

Manjani:Nuk është se edhe unë nuk mendoj kështu siç ka menduar zotëria që ka shkruar në faqen e fb, ka ardhur një pikë që nuk mban më ujë pilafi. Vazhdon të jetë drejëtsia një temë shumë e nxehtë në opinionin publik.Më duhet të pajtohem me këtë konkluzion fatalist me shpresën se realisht do të ndryshojnë gjërat.

Kushtetuta e re

Është projektuar një sistem kret ndryshe nga ai që kemi sot. Ndryshimet kushtetuese në thelbin e tyre pasi analizuan sistemin aktual u arrit në konkluzionin se sistemi duhet përmbysur. Është realizuar përmbysja. Presim të ndërtohet sistemi i ri me ligjet në zbatim të Kushtetutës.

Ligjet

Nuk është një punë e thjeshtë, duhen parë të gjithë elementët në harmoni.Anjëherë nuk është e thjeshtë të ndërtosh gjëra të reja pothuajse nga e para. Do shumë debat dhe diskutim dhe ja vlen të shpenzojmë dhe kohë.

88 votat e vettingut

Konsensusi i ndryshimeve kushtetuese ishte i një natyre tjetër, vetë Kushtetuta është një marrëveshje politike e shoqërisë në mometin kur ajo bëhet. Marrëveshja politike duhet të jetë sa më konsensuale.Kemi bërë gabimin historik kur kemi bërë kushtetuta e hershme. Kushtetuta e ‘98 realisht ishte shumë e mirë, teknikisht dhe më e mirë se kjo që kemi sot.Por nuk u bë me konsensus.Kjo krijoi klimë përçarje dhe mosbesimi, instituconet e reja që erdhën nga Kushtetuta nuk u mbështetën politikisht nga parlamenti i kohës. Kjo çoi në nevojën e ndryshimeve të shpeshta. Ndryshimet në Kshtetutën e ’98 ishin dhe teknikisht të gabuara por dhe politikisht me mesazhe të gabuara. Derisa erdhëm tek zgjidhja e jashtëzakonshme. Konsensusi ishte i domosdoshëm, i pa negociueshëm. LSI ka qenë promotore e konsensusit dhe jo të gjithë e pëlqenin edhe në mjedisin ndërkombëtar. Ideja ishte që nuk kemi pse ta lëmë ndryshimin e Kushtetutës peng të lojërave politike, që nuk e kishin dhe keq. Vimë tek ligjet. Mirë do ishte të vazhdohej kjo frymë konsensuale. kontributi i PD në përgatitjen e ligjeve është substancial, i pazëvendësueshëm. Çdo ligj ka nevojë për oponencë.Për ligjin e vettingut nga 50 propozime, 25 u pranuan. Që do të thotë se edhe ekspertiza ndërkombëtare nuk ishte kaq e vendosur në projektin e parë.

Ekspertiza ndërkombëtare

Koha tregoi që edhe EURALIUS dhe OBDAT mund të mos ishin të paimunizuar nga gabimet teknike.Po ti vendosim në dispozita krahasimore ekspertizën e huaj dhe vendase secila ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Asgjë nuk është perfekte, nuk ka ligj perfekt. Me rëndësi është që të kordinohen gjërat. Vettingu është gjë e re në Europë, ka copëza nga Kosova, Serbia, pjesërisht dhe në Rumani por jo në mënyrë të suksesshme. Në Serbi po jepen efekte jo fort të mira nga të cilat mund të përfitojmë duke i korrektuar.

Pastrimi i sistemit

Jam optimist që do ndodhë, ky është qëllimi. edhe po u bë shqiptarçe rivlerësimi, ai shqip do të flasë.Ka garanci proceduriale që do vijë nga institucione shqiptare.Do konsultohemi dhe anglisht patjetër. Në fund do ketë një vendimarrje të pjekur për gjyqtarët dhe prokurorët e vendit. Fundi i historisë është ky, që trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të pastrohen nga elementët që prishin imazhin e gjyqësorit dhe shërbimit të Prokurorisë. Po nuk ndodhi kjo nuk ka ndodhur asgjë.

Skaneri i gjyqtarëve

Kur verifikon realisht dikë patjetër që do pranojmë që do hyhet pak dhe tek jeta private, edhe tek disa elementë e të drejhtave të njeriout. Sepse vendimarrja e këtyre personave ën mënyrë të gabuar apo korruptiar imagjinoni sesa të drejta njeriu cënojnë.Është masë e jashtëzakonshme për t’iu përgjigjur një situate të jashtëzakonshme. Situata në gjyqësorin shqiptar është e jashtëzakonshme.Të drejtat e njeriut nuk na kanë mbetur tek disa gjyqtarë. Ligji ka garanci minimaliste për një proçes të rregullt procedurial, kushdo që ndihet i kërcënuar ka mundësi ankimi. Kaq mund të bëhet.Po the ndërhyrje nuk ka ndërhyrje pa shkelje.Sot fjala korrupsion dhe fallsifikim është më e përdorura.Kushdo që humbet gjyqin e quan ose korrpsion ose fallsifikim.Është çështje përceptimi.

Konsensus për ligjet

Proçesi ka nevojë për të gjithë. Për PD të parën se është opozita e vendit dhe ka qeverisur këtë vend për 14 vjet, ka një database, burime njerëzore shumë të afta, ja vlen të eksplorojmë mundësi për vendimarrje konsensuale, kjo do ishte gjendja më e mirë.

Shqetësimi i Llallës për kompetencat e Prokurorisë

Ka një problem në këtë fazë tranzitore, nga njëra anë kemi Kushtetë të re, nga ana tjetër kemi institucione aktuale, të vjetra që duken sikur përplasen me njëra-tjetrën. Nuk është ky qëllimi.Kemi një karabina shumë të bukur, të dizenjuar bukur por do një motor që janë ligjet dhe shoferin që janë institucionet që të fillojë të bëhet e zbatueshme. Në çdo rast Kushtetuta e vendit thotë këtë gjë, që çdo normë kushtetuese, parim, rregull zbatohet drejtëpërdrejtë për aq sa nuk ka nevojë për ligjin tjetër. Nuk mund të vendosim shtetin në vakum për shkak se nuk ka hyrë ligji i ri në fuqi. Kushtetuta e re ka hyrë në fuqi, por nuk zbatohet pa u miratuar ligji i ri. Ky është parimi. U krijua një dyshim se Prokuroria ishte lënë qëllimisht jashtë vëmendjes së ligjvënësve. Me rëndësi është që shteti ka prokurori, prokuror që heton në çdo rast vepra penale që kallëzohen, kryesisht apo siç është rregulli i hetimit deri ditën që të vedoset për një shërbim të ri prokurori.Frika mund të kemi shumë. Unë kam frikë se në vend që të merremi me shkatërrimin e korporatës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, që duhet bërë, mund të krijojmë një korporatë të re dhe disa minikorporata të tjera dhe të na bëhet një trust i shërbimeve në drejtësi. Shqetësimi se sistemi i ri mund të na kolapsë njësoj si i vjetri është real dhe ne duhet të merremi me këtë, tranzicioni ka marrë rrugën e vet.

Dosjet në hetim

Nuk mund të ketë procedurë, gjykatë në botë që të nxjerrë jashtë ligji prokurorinë e shtetit. Baza e sotme ligjore është e plotë për të shërbyer në emër të Republikës në hetim dhe gjykim.Të njëjtën gjë mund të thotë dhe KLD, gjykata. Aryetimi është që shteti vazhdon dhe funksionon me ligjin që është në fuqi. Kur të vijë ligji i ri do bëhet si thotë ligji i ri.Kështu është rregulli. Unë e kam kuptuar kësht këtë shqetësim.Prokurorët kanë aq burrëri sa tu rrinë deri në fund sipërmarrjeve publike që ata kanë. Keqkuptimin e krijoi fakti se pse në Kushtetutë nuk kishte një dispozitë tranzitore për prokurorinë.Mirë do ishte të ishte.Prokuroria po heton, sot kishte filluar një çështje shumë të rëndësishme për hetimin e zgjedhjeve në Dibër. Ça do themi tani që nuk është krijuar SPAKU? Jo do ta hetojë Prokuroria e Dibrës dhe kjo është normale. Nuk mund ta kolapsim shtetin me arsyetime të kota juridike.Deri ditën që ngrihet një prokurori tjetër kjo prokurori do të vazhdojë punën në kushte normale, pa asnjë ankesë.

Klima tek gjyqtarët dhe prokurorët

Kam lexuar nëpër media, por nuk di të ketë gjë serioze si dorëheqje masive. Di që trupa gjyqësore sigurisht ka një lloj ankthi, frika e subjektivizmit, si çdokush para provimit. Mirë është të mbyllet shpejt. Të mos kemi këtë lloj klime ankthi masiv sepse kjo ndikon në cilësinë e vendimarrjes. Prandaj kam bërë thirrje që në çdo rast të ketë një tranzicion të butë ligjor dhe secili të marrë përgjegjëesinë që i takon në bazë të Kushtetutës.

Sistemi i ri

Në do kemi nevojë për burime njerëzore. Shkolla e Magjistraturës të prodhojë më shumë juristë sesa deri më sot.Ka muaj që po pres një analizë dhe nuk e kam gjetur.Besoj që do marrë zgjidhje. Situata postreformë do të ketë.Presim një faturë financiare që sa kushton mjedisi, sa pedagogë duhen për të shtuar kuotat për të culat ka nevojë reforma. Këtë po e pret dhe KLD.Nuk jam për 100 kuota, 100 e sipër. Shkolla e Magjistraturës duhet të jetë në gjendje që pas tre vjetësh të ketë 100 juristët e parë, 100 magjistrat e parë të gatshëm për tu futur në sistem.

Kostoja e reformës

Shumë e lartë.Duhen bërë të gjitha.Është më mirë të paguajë shteti sesa privati koston e korrupsionit.Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë që për këtë shërbim i cili do jetë jashtë ndikimit politik, për mua dhe mbi çdo pushtet tjetër. Gjykata duhet të jetë mbi çdo pushtet. Duhet paguar se është shërbim i veçantë.

Lidhjet familjare

Duhet të rishohim në terësi ligjin e konfliktit të interesave.Është sëmundja kryesore e korrupsionit në jetën publike.Vetëm me konfliktin real nuk merret.

Amnistia e gjyqtarëve

Qëllimi ky është, të largohet ai element që ka shkaktuar pabesueshmëri. Vettingu nuk ka qëllime ndëshkimore. Nuk lidhet me personin, ka lidhje me sistemin. Është bërë për të pastruar sistemin. Në rrugë e sipër nëse dikujt do ti gjendet një çështje penale prokuroria do bëjë punën e vetë, por nuk është ky qëllimi.Ne na intereson të krijojmë një sistem gjyqësor dhe prokurorie të besueshëm.Ka shumë raste gjyqtarësh që kanë përceptim të gabuar. Në Ministrinë e Drejtësisë ka dhjetra ankesa, me emra konkretë. Tirana është pak më e stabilizuar.

KLD

Do mblidhet së shpejt, ka një mbledhje të premten.Mund të marrë ende vendime deri ditën që të ngrohet KLGJ e re që do i dorëzohet detyra. Unë si Ministër i Drejtësisë do ja dorëzoj rastet e procedimit disiplinor Inspektorit të Përgjithshëm që do jetë institucion i pavarur kur të ngrihet. Deri atë ditë shteti punon.

Ligji i rivlerësimit të pronave

Ka fluks, ka pasur goxha sqarime publike nga ana e kryeregjistruesit. Është një mundësi shumë e mirë për çdo familje shqiptare që të sjellë në parametra realë të tregut pronat imobilare që kanë. Do paguhet ai 2% që nuk është asgjë.

Ligji i trajtimit të pronës

Unë kam mbrojtur parimin. Është momenti që duhet ta zbatojmë.Kemi mbyllur fazën e fundit të aplikimeve.Duhet të merremi seriozisht me kthimin e pronës, duhet trajtuar me prioritet kthimi fizik.Është një mesazh që shteti ja jep realisht pronarit pronën që i takon.Është një projekt shumë i rëndësishëm edhe nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik. Me rëndësi kombëtare.Sa më shpejt të përfundojë proçesi aq më shpejt do çlirohemi bnga makthi i mosthithjes së investimeve të huaja për shkak të konflikteve të pronësisë.

Dhunimi i biznesmenit libanez

Është një çështje që hetimi duhet ta zbardhë mirë sepse goditja e atij biznesmeni është goditje e shtetit shqiptar. Meriton mbrojtje maksimale të shtetit në çdo drejtim. Ne do ti lutemi të vazhdojë të qëndrojë në Shqipëri sepse është absolutisht nën besën tonë në daç me ligj në daç me kanun. Nuk mund të keqtrajtojmë bizneset, aq më tepër atë të huaj që mezi i joshim të vinë në Shqipëri dhe të investojnë. Nëse do ishte shkak çështja e pronës do më vinte keq, të plas sepse nuk mund të lejohen këto gjëra.

Asgjesimi i kanabisit, në prona pa zot

Besoj shumë se forca e shtetit dhe policisë është parandalimi.Duhet të investojmë më shumë në parandalim se në goditje.Ata që merren me këtrë punë janë shqiptarë, fara e hashashit nuk prodhohet në Shqipëri, vjen nga jashtë.Ka një zinxhir që janë shqiptarë, në Shqipëri merret vesh gjithçka. Në fund të ditës dhe policët janë njerëz, nuk është kollaj ti përplasësh njerëzit. por duhet bërë, nuk jam për legalizimin e hashashit, jam për forcë më të rreptë të ligjit dhe shtetit. Nuk ka qëllim social, është maskaradë që ne duhet të distancohemi. Kushdo që ka idenë që kjo sjell të ardhura dhe zgjidh probleme sociale e ka gabim. Shteti duhet ti japë goditje.

Sekuestro e pasurive

Është situatë e sikletshme sepse edhe ata që i administrojnë këto pasuri por dhe ata që i bëjnë ankandet, procedurat janë shumë të ngurta.Ka një stok me asete të kësaj natyre që nuk përdoren si duhen.Kush do të dëshironte të merrte një pronë me probleme? Besoj se do gjejmë një zgjidhje për legjislacionin për ta thjeshtuar.

Akuzat për blerje votash në Dibër

Për dy fenomene që kanë ndodhur në historinë e zgjedhjeve. Në rastin e Dibrës, Dibra ka votuar qeverinë me të njëjtën shumicë, 60% PD , futi në borxhe dhe PD po nuk e jutifikoi. Dhe kjo është ndoshta arsyeja se pse zhgënjehen kaq shumë njerëzit dhe shkojnë tek partia tjetër. Kjo është mençuria e dibranëve: të jep shansin.

Po reagimin e PD e keni parë për fenomenin e blerjes së votave, kartelin e drogës?

Nuk dua të komentoj. Fenomeni i blerjes së votave nuk ka lindur në Dibër dhe nuk do vdesë atje. Është në të gjithë Shqipërinë. Edhe kur humbte PS, dhe PD bënte zgjedhje të tilla, ishte po i njëjti argument që votat u blenë. Rastet e denoncuara duhen hetuar. Prokuroria duhet t’i hetojë. Kushdo që të ketë nxjerrë para për të blerë votën duhet ndëshkuar. Ashtu si na takon ne të marrim vendime politike sa kemi vendos si LSI që duhet t’i marrim. Kemi vendos në statusin tonë që për zgjedhjet e ardhshme do të jemi realisht me filtra të fortë.

A mendoni se ka pasur blerje vote në Dibër?

Nuk e përjashtoj fare. E besoj se dhe mund të ketë pasur. Kjo duhet hetuar dhe nxjerrë në shesh. Sentenca ime si Ylli Manjani edhe kur nuk meresha me politikë edhe tani: Ai, ajo që ofron para për të blerë votën është i pafytyrë. Por ai ose ajo që e shet votën është faqezi. Sepse demokracia fillon te vota.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY