Vrasja e 18 vjeçarit në Pogradec, ja fjalët prekëse të nënës

Vrasja e 18 vjeçarit në Pogradec, ja fjalët prekëse të nënës

301
0
Shares

Në profilin e tij në Facebook, postimet për nënën e tij përlotnin këdo. Një ndjenjë faji ndaj saj për gabimet që 18-vjeçari Fabio Hila kishte bërë në jetë.

Sot ai nuk jeton më, dhe dhimbjen më të madhe për këtë humbje është duke e përjetuar nëna e tij. Ajo ka shkruar në Facebook, si për të ndarë dhimbjen me miqtë e saj, edhe pse ende nuk e beson se djali i saj nuk është më në jetë.

“Si u shove o bir, si më thave sytë o bir, si më le vetëm o bir. Si mbylle sytë o biri im. Kush të copëtoi zemrën me plumb o bir.
Kush ishte Zoti o bir që nuk të mbrojti, po më thau shpirtin, që vetëm ti e ndriçoje, o bir” shkruan nëna e Fabios.

beta amabo

18-vjeçari Fabio Hila u qëllua për vdekje dje pasdite në Pogradec nga 17-vjeçari Fbjan Muçllari. Sipas hetimeve paraprake ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti për një vajzë, e cila ishte e dashura e viktimës, por autori i bënte presion dhe e kërcënonte që ta linte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY