Fitorja në Dibër, Gjiknuri falenderon PS e PDIU, harron aletatin kryesor,...

Fitorja në Dibër, Gjiknuri falenderon PS e PDIU, harron aletatin kryesor, LSI-në

56
0
Shares

Koordinatori i PS­së për qarkun e Dibrës, ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, vlerësoi kontributin e PDIU­së për fitoren e kësaj Bashkie, por pa përmendur aleatin kryesor të koalicionit, LSI­në.

“Dua të falënderoj të gjithë shokët, shoqet, të gjithë ata që kanë qenë në fushatë, në veçanti drejtuesit e Partisë Socialiste, drejtues të PDIUsë, të gjithë shokët që kanë qenë bashkë me ne, gratë, vajzat, të cilët në mënyrë sistematike punuan natë e ditë në një garë që ishte e vështirë. Në një garë që ne vërtet vinim pas një problemi, por populli qe i mençur dhe diti ta vlerësojë”, tha Gjiknuri gjatë fjalës së tij në mitingun e djeshëm. Ai i kërkoi Kryeministrit të mbajë të gjitha premtimet e dhëna pas këtij rezultati, raporton “Panorama”.

“Ne jemi të sigurt në ato që themi. Unë e kam thënë edhe një herë, fitorja mbi të gjitha ju dedikohet juve, i dedikohet kandidatit, na dedikohet të gjithëve ne, por mbi të gjitha dibranëve, që ditën të peshojnë mirë kush është realja dhe kush është falsja. Kush është beteja e Dibrës dhe kush është halli i Tiranës. Prandaj ata zgjodhën që problemet e Dibrës të zgjidhen nga vetë dibranët. Unë i kërkoj këtu Kryeministrit solemnisht të mbajë angazhimet e tij dhe të mbështesë Dibrën, sepse Dibra ka dhënë sinjalin më të mirë mbas 3 vitesh qeverisje”, tha Gjiknuri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY