Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka vendosur masë administrative 3000 lekë për të gjithë anëtarët e KZAZ-ve ku është kryer numërimi i më pak se 50% të votave.
Mdëshkimi u njoftua sonte në një dalje për mediat nga zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha.
Ajo tha se 35 KZAZ kanë arritur të numërojnë mbi 50% të votave, duke i shpëtuar në këtë mënyrë ndëshkimit, ndërsa 18 KZAZ të tjera kanë numëruar më pak se 50%.
Bëhet fjalë për 126 anëtarë të KZAZ-ve.
“Numërimi për 35 KZAZ ka arritur mbi 50%, ndërsa 18 KZAZ kanë numëruar më pak se 50%. Komisioneri ka vendosur sanksione me 3000 për të gjitha KZAZ-të ku nuk janë numëruar 50% të votave. Sanksioni është vendosur për mosrepsektim të nenit 122, pika 1 e kodit zgjedhor, ku përcaktohet se tabela parazgjedhore e rezultatit të zgjedhjeve për zonën e administrimit zgjedhor nxirret nga KZAZ jo më vonë se ora 22:00”, tha Hoxha.
Deri të hënën në orën 23.00 ishin numëruar 3639 kuti nga 5199 gjithsej në të gjithë vendin.
PS-ja udhëheq me 48.86%, e ndjekur nga PD 39.22%, dhe më pas LSI me 6.83%. PSD-ja është e katërta me 2.24%.
Përkthyer në numër votash, PS-ja ka marrë 518196 vota, PD-ja 415964, LSI-ja 72.467 dhe PSD 23.712 vota.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/