Një sasi prej 11 mijë e 757 bimë kanabis në 50 parcela si dhe sekuestroi një armë tip model – 56. Operacioni antikanabis është ndërmarrë në territorin e njësive administrative Pult, Shalë, Temal, Iballe dhe Gjegjan. Bimët varionin me gjatësi nga 1.7 m deri në 2.5 m të mbjella në toka publike dhe në një terren jashtëzakonisht të thyer malor
Konkretisht
* Në njësitë administrative Pult dhe Shalë të Shkodrësu gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 24 parcela me një numër prej 5578 bimë narkotike të dyshuara të llojit cannabis – sattiva pa autor.
* Në njësinë administrative Temal të Vau Dejësu gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 20 parcela me një numër prej 2304 bimë narkotike të dyshuara të dyshuara të llojit cannabis – sattiva pa autor.
* Në njësitë administrative Iballe dhe Gjegjan të Pukësu gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 6 parcela me një numër prej 3875 bimë narkotike të dyshuara të llojit cannabis – sattiva pa autor.
Sekuestrimi- Gjatë kontrrolit të ushtruar në njësinë administrative Gjegjan u gjetën dhe u sekuestuan në cilesinë e provës materiale edhe :
-1 armë zjarri automatik model-56,
-1 aparat telefoni celular
Operacioni-Operacioni i organizuar dje, 14 shtator 2016, për të cilin u informua sot është kryer nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Shkodër, Vau Dejës dhe Pukë në bashkëpunim me DVP Shkodër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër. Ky operacion është zhvilluar mbi bazën e studimit të situatës operative dhe informacioneve të siguruara në lidhje me aktivitetin kriminal të kultivimit të bimëve narkotike në këto zona.
Pergjegjesit dhe hetimi– Nga shërbimet e DVP Shkodër vijon puna me intensitet dhe angazhim maksimal në terren me qëllim zbulimin dhe asgjësimin e sipërfaqeve të dyshuara me bimë narkotike dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjesisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal.
Materialet proçeduriale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 284 e 278 të Kodit Penal.
Ne foto me poshte zonat ku jane gjetur parcelat me kanabis
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/