Dhunimi i biznesmenit libanez, Policia arreston 26-vjeçarin, në kërkim dy të tjerë

Dhunimi i biznesmenit libanez, Policia arreston 26-vjeçarin, në kërkim dy të tjerë

53
0
Shares

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë bërë identifikimin e personave të dyshuar të përfshirë në goditjen me sende të forta ndaj libanez F. M., ndodhur më datë 10.09.2016.

Në prangat e Policisë së Tiranës ka përfunuar Skender Kraja, 26 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë.

Ky person në bashkëpunim me dy të tjerë dyshohet se më datë 10.09.2016, në aksin rrugorë, Kashar – Rinas, pas një përplasje mjetesh, i cili ka degraduar në konflikt fizik, kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime, F. M., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesë i’u gjet e sekuestrua 35 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabiss Sattiva.

Gjithashtu i janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e V. D., 32 vjeç, banues në Sukth, Durrës dhe L. M., 39 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY