Shqiptarët sulmojnë dhe rrahin gruan shtatzëne për një telefon

Shqiptarët sulmojnë dhe rrahin gruan shtatzëne për një telefon

66
0
Shares

Të dhunshëm dhe barbarë… Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në Brescia, pasi kanë sulmuar barbarisht një grua shtatzëne në tren, e cila kishte rezistuar gjatë grabitjes. Bëhet fjalë për një nënë nigeriane 28-vjeçe, e cila ishte në muajin e 9 të shtatzënisë.

Shqiptarët, njëri 23 vjeç dhe tjetri ende i paidentifikuar nga mediat italiane, kanë tentuar t’i marrin telefonin.

Por gruaja ka bërë rezistencë, ndërsa të ata e kanë goditur me shkelma në bark. Fatmirësisht 28-vjeçarja ka lindur fëmijën pa probleme dhe të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Deputeti i Lega Nord, Paul Grima tha se “këta kafshë duhet të qëndrojnë në burg deri sa të plaken”. Sipas tij dy shqiptarët duhet të akuzohen për tentativë vrasje të dyfishtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY