Vetëm dje, 966 qytetarë janë ndëshkuar për mos vendosje të rripit të...

Vetëm dje, 966 qytetarë janë ndëshkuar për mos vendosje të rripit të sigurimi

62
0
Shares

966 qytetarë janë ndëshkuar gjatë 24 orëve të fundit me masë administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit nga Policia Rrugore ne Tirane.
Nderkaq vijon puna nga Policia Rrugore në të gjithë vendin për zbatimin me rigorozitet të nenit 170 të Kodit Rrugor ku po aplikohen masat e reja administrative që parashikon ky nen i Kodit Rrugor.

Gjithashtu po gjatë ditës së djeshme datë 14.09.2016 janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 2.513 masa administrative.

Janë arrestuar 2 drejtues mjeti të pa pajisur me Leje Drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 20 Leje Drejtimi, nga këto 3 për alkool, 14 për shpejtësi dhe 3 për shkelje të ndryshme.

Janë vendosur 28 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,

47 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit,

Si dhe 133 masa administrative per shpejtësi.

Si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor jo vetëm për nenin 170 por për të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY