Kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë një apel të fundit për të dalë lë votime. Basha tha se nëse keni dalë merrni të tjerët që ende nuk kanë shkuar për të votuar. Janë çastet e fundit për të marrë në dorë fatet e vendit, tha Basha.
Pjesëmarrja në votime ëshzë e kënaqshme deri tani kir ka edhe një orë nga mbyllja e votimit. Tirana deri tani është afër 50%, pjesëmarrje. m.k
Drklarata e Bashës:
Kjo është një ditë e mrekullueshme e shpresës së madhe.
Kjo është një ditë e iashtëzakonshme për demokracinë tonë.
Kemi edhe një orë për të votuar.
Vetëm një orë për të vendosur se si do të jenë 4 vitet e ardhshme në Shqipëri.
Mos e humb këtë mundësi.
Kjo është ora e fundit për të votuar dhe vendosur.
Bëjeni për fëmijët tuaj.
Bëjeni për vendin tonë.
Bëje për veten tënde.
Nëse nuk keni votuar, shkoni të votoni tani.
Keni kohë për të votuar edhe një orë tjetër – dilni tani dhe votoni.
Nëse keni votuar – faleminderit.
Tani sigurohuni që miqtë dhe familjet tuaja të dalin të votojnë.
Askush nuk mund të rrijë në shtëpi.
Ne nuk duhet ta humbasim momentin.
Ne nuk duhet ta humbasim mundësinë që kemi.
Kjo është koha juaj.
Është koha e Shqipërisë.
Kjo është koha ynë. Dilni dhe votoni!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/