Meta nga Elbasani: Me ngjarjen e rëndë do të merrem vetë fill...

Meta nga Elbasani: Me ngjarjen e rëndë do të merrem vetë fill pas votimit

267
0
Shares

Presidenti Ilir Meta oshte që më mengjes në Elbasan ndërsa bëri thirrje për pjesëmarrje dhe qetësi në votime.

I pyetur nëse ka marrë informacione për situatën në Elbasan nga institucione të rëndësishme ligjzbatuese në vend, kreu i shtetit iu referua vrasjes së Pjerin Xhuvanit në 21 prill dhe plagosjes së katër personave dhe tha:

S’dua të kthehem më tek kjo se jam marrë ditët e fundit për ngjarjen e rëndë dhe për hetimin e kësaj ngjarje do merrem personalisht në ditët në vazhdim.

Ftoj policinë e Elbasanit të jetë në veprim ti ndaloje gjithë personat e përfshirë në atë ngjarje tragjike të rritet gatishmëria për të parandaluar cdo veprim që mund të dëmtonte sot atmosferën se përgjegjësia do jetë e jashtëzakonshme sidomos për policinë dhe prokurorinë nëse ndodhin incidente.

Kam marrë sigurinë e Gazment Bardhit që opozita është e kujdesshme e do bëjë më të mirën për mbarëvajtjen e procesit”.

Meta nënvizoi se sipas tij pjesëmarrja në këto zgjedhje “do jetë shumë e lartë dhe historike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY