Policia: Avioni ka pësuar defekt, nuk ka drogë

Policia: Avioni ka pësuar defekt, nuk ka drogë

56
0
Shares

Policia e qytetit bregdetar ka konfirmuar se një avion i vogël u ul në grykëderdhjen e Ishmit, fshatin Gotullnë Durrës pas një defekt, por nuk ka drogë.Avioni i vogël, i llojit “Piper”, drejtohej nga një pilot italian, i cili nuk ka pësuar lëndime gjatë uljes.

Italiani është dërguar në spitalin e Durrësit, ndërsa drejt vendit të ngjarjes është nisur edhe një Prokuror i Krimeve të Rënda.

Njoftimi zyrtar i policisë

Rreth orës 08:45, Policia e Durrësit ka marrë një njoftim se në fshatin Gotull, Njësia Administrative Ishëm është parë të ulet një avion i përmasave të vogla.

Menjëherë është shkuar në vendin e ngjarjes ku është konstatuar i dëmtuar gjatë uljes një avion i përmasave të vogla, ndërsa piloti nuk kishte pesuar lëndime gjatë uljes.

Piloti i avionit është një shtetas italian, Guido Andrea Guidi, 69 vjeç. Në shpjegimet e para që jep ky shtetas thotë se është ngritur nga Bari dhe ka dashur të bëjë një udhëtim me destinacion veriun e Italisë.

Për shkak të kohës së bukur ka vendsour të kryejë një fluturim mbi det. Në lartësinë 4 000-5 000 këmbë ky shtetas deklaron se i ka dhënë defekt avioni. Ka parë nga lartësia një tokë arë të punuar, të cilën e ka konsideruar vendin më të përshtatshëm për t’u ulur.

Është përpjekur të ulet dhe gjatë uljes avioni ka pësuar dëmtime. Piloti është shoqëruar në Spitalin Rajonal Durrës për një kontroll mjekësor, megjithëse nuk ka pësuar dëmtime.

Është njoftuar Prokurori i gatshëm. Gjatë kontrollit në brendësi të avionit nuk është gjetur asnjë send i kundraligjshëm. Të gjitha Shërbimet kanë kryer krehjen e vendit ku është gjetur avioni dhe zonës përreth.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY