DEBATE PËR DROGËN NË KUVEND/ Berisha dhe Noka replikojn me Tahirin

DEBATE PËR DROGËN NË KUVEND/ Berisha dhe Noka replikojn me Tahirin

52
0
Shares

Çështja e drogës dhe akuzat e opozitës për lidhjen e pushtetit me krimin dhe kartelin e drogës janë bërë çështja e nxehtë e debatit në seancën e sotme në Parlament. Ka qenë fjalimi i ministrit Saimir Tahiri që ka nxehur gjakrat dhe ka sjellë reagimin e ishkryeministrit Berisha nga vendi dhe të deputetit Flamur Noka që kërkonin fjalën, por Meta ndërpreu 5 minuta senancën.

Por Tahiri përveçse e ka akuzuar Berishën se në kohën kur ai ka qenë kryeministër vendi lulëzonte nga kanabisi në çdo cep, e ka provokuar edhe me batutën e Metës, “me qetësi”. “Merre me qetësi, unë e kuptoj ku e ke hallin ti, po ulu”, iu drejtua Tahiri Berishës. Meta: Ju lutem mbani qetësinë keni folur dhe do të flisni s’keni pse të ndërprisni, zoti Berisha ju lutem jeni në Parlament. 5 minuta pushim, Noka ju tërheq vëmendjen keni folur dy herë.

“A ka mënyrë më zyrtare se pyetjet nga podiumi për një ministër. Cili është roli juaj zotëri, konstatues, apo luftues i fenomenit, dilni këtu e bëni konstatime, më nxirrni statistikat që nxori kryeministri para ca seancash e më thoni se meqë Berisha nuk ishte i suksesshëm unë do jem pjesërisht i suksesshëm. Ne po shkojmë për vit e më keq. E transportonin me mushka, po transportohet me avionë, a e kuptoni? A keni të dhëna se në republikën e Shqipërisë ka filluar kultivimi i lulëkuqes, po, apo jo”­ tha Dule.

Pas 5 minutave pushim që kërkoi kreu i Kuvendit Ilir Meta rinisi seanca dhe ministri Tahiri perfundoi fjalen duke akuzuar Berishes se ka mesuar fotoshopin dhe ben manovra me foto ne Facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY