Policia, hetim penal për 3 persona, kapen me lejë për vota administratorin...

Policia, hetim penal për 3 persona, kapen me lejë për vota administratorin socialist të Vreshtasit në Maliq

348
0
Shares

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve Fatjon Dushku, 25 vjeç; Endrison Dushku dhe Ahmet Goroveci, 54 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, mbështetës të PD.

Këta shtetas në mënyrë të kundërligjshme në fshatin Podgorie, Maliq, i kishin bllokuar rrugën me automjetin e tyre shtetasit Q. B., me detyrë administrator i Njësisë Administrative Vreshtas, Maliq, i cili udhëtontë me mjetin e tij, me pretendimin se në automjet kishte lekë për të blerë vota.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar nga ana e grupit hetimor dhe shërbimeve të policisë në automjetin e shtetasit Q. B., nuk u gjet asnjë send kompromentues, në lidhje me procesin zgjedhor.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të trasportit”.

a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY