Katër persona rrahën me shkopinj e hekura një person në Allias në Tiranë. Fill pas rrahjes njëri prej dhunuesve ka qëlluar me armë në ajër.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 23.4.2021, rreth orës 20:15, në Allias, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Gj, së bashku me 3 shtetas të tjerë ende të paidentifikuar nga ana jonë kanë goditur me sende të forta shtetasin J. H.
Në largim e sipër njëri prej 3 shtetasve të paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/