Sot Raundi i 4-t për Presidentin, Komisioni i Ligjeve diskuton kandidaturat

Sot Raundi i 4-t për Presidentin, Komisioni i Ligjeve diskuton kandidaturat

51
0
Shares

Kuvendi mblidhet pasditen e sotme për raundin e katërt të zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit. Por përpara kësaj, është parashikuar mbledhja e Komisionit të Ligjeve për të shqyrtuar kandidaturat. Në mbledhjen që nis në orën 15:00, komisioni do të shqyrtojnë dy kandidaturat e propozuara nga LSI, Ilir Meta dhe Petrit Vasili.
Seanca parlamentare për raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit të ri do të mbahen sot në orën 17:00.
Sakaq, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut janë parashikuar edhe disa projektligje.

Rendi i ditës

Shqyrtimi i kandidaturave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, raundi i katërt i votimit, 28 prill 2017.

Shqyrtimi i projektligjit “Për propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2011, për projektin ‘Programi i infrastrukturës komunale III’”.

Shqyrtimi i projektligjit “Për propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2012, për projektin ‘Programi i infrastrukturës komunale IV’”

Mbledhja zhvillohet në sallën e mbledhjeve të komisionit të Ligjeve, në Kryesinë e Kuvendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY