“Jam poliagjent i vjetër, ca di ti për Ilir Metën mor vagabond”

“Jam poliagjent i vjetër, ca di ti për Ilir Metën mor vagabond”

203
0
Shares

Presidenti Ilir Meta, ka publikuar një video, ku shihet me kapuç ulur në një lokal në fshatin Shën Pjetër në Gjirin e Lalëzit ndërsa ka hedhur poahstë akuzat se në këtë pamje është më një subjekt të OFL.

Meta thotë se ai është ulur në lokalin e kreut të PS së Gjirit të Lalzit dhe ky i fundit ka ardhur e ka takuar Metën në shenjë respekti meqënëse kishte ndaluar në lokalin e tij bashkë me z.Ramazan Topuzi, i cili e shoqëronte Kreun e Shtetit gjatë ecjes buzë detit.

“I ka vënë spiunë Presidentit, por harron se Presidenti është poliagjent i vjetër. Ai thotë se takoj OFL. Por ja kush është. E kanë hequr djalin. Ramazani e ka bërë padinë në SPAK se e kanë cilësuar kontingjent. Ky është Ramazan Topuzi. Mos të kenë merak se me OFL do vazhdojmë. Kjo është fytyra e Edi Ramës”.

Në vijim të konferencës së sotme për shtyp, Presidenti Ilir Meta iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili dy ditë më parë tha se Partia Socialiste di shumë gjëra për të.

“ Ça di për Ilir Metën ti more vagabond, që thua ti, di unë shumë për Ilir Metën, ti para Ilir Metës sillesh si Lepur. Edhe para kriminelëve dhe horrave që ta vënë pistoletën tek gjuri edhe të marrin leje dhe licensa. S’ka më vota socialiste për ty, se i ke braktisur me kohë. Nuk e ndryshon dot ti rezultatin e votës”, tha Meta.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta paralajmëroi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu që të distancohet nga urdhërat e qeverisë. Meta tha se Rama nuk do e mbrojë dot, prandaj duhet ta marrë seriozisht situatën.

Pjesë nga fjala e Ilir Metës:

Ky është burimi i tensionit në Shqipëri; Edi Rama. Do të blejë edhe njëherë votat. I tha Damianit duam tërmet edhe në Vlorë. Provojë tërmetin! I bëj thirrje ndërkombëtarëve që të jenë më parimorë dhe të reagojnë në kohë. Nëse nuk do kishim toleruar shkeljen e 5 qershorit, situata do të kishte qenë më e mirë. Nuk do kishte ndodhur plagosja në Kavajë. Nëse do kishin reaguar dhe të dënonin sulmin, nuk do të kishte ndodhur as vrasja në Elbasan. Ardi Veliu ta marrë seriozisht se Edi Rama nuk të mbron dot. Nuk mbron dot veten. Do thotë isha i çmendur. Do na e vërë ne fajin. Do të ketë ligj special. Lufta kundër korrupsionit do të jetë e pamëshirshme. Do t’i çoj letrat për të gjitha. Unë jam plot besim se Shqipëria do thotë fjalën e saj si asnjëherë tjetër. Rama të reflektojë sa nuk është vonë. Tani kam një takim me misionin e OSBE-së. Do të flasim përsëri.a.c

https://fb.watch/5115uuperu/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY