Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi sot një audio-përgjim nga zyrtarët e Partisë Socialiste. Një qytetar i tregon të afërmit të tij, se i ka dhënë nënkryetari i bashkisë Klos, Armando Gjini 570 mijë lekë për të bërë dritaret e duraluminit. Në këmbim, qytetari duhet të japë votën familjarisht.
Biseda në audio:
Telefonuesi: Si i ke punët, a je mirë?
Qytetari: Mirë kaloj, si jeni ju?
Telefonuesi: Tu u lodhë a tu mërzitë?
Qytetari: Si je, si i ke punët?
Telefonuesi: Mirë, jo keq. Ç’ke bërë, a ka ec punët?
Qytetari: …
Telefonuesi: Aha, më thanë që të kishin ndihmuar pak.
Qytetari – Kush?
Telefonuesi: Më thanë të ka ndihmuar këto, partia në pushtet
Qytetari: Aj mor ti
Telefonuesi: A?
Qytetari: Jo
Telefonuesi: Po për Zotin, më thanë të ka ndihmuar, mua ma bëhët qejfi me të ndihmu.
Qytetari: Kush?! Veç Mondi, Mondi.
Telefonuesi: Cili Mond?
Qytetari: Mond…Armando Gjini!
Telefonuesi: Të ndihmoi me ndonjë gjë?
Qytetari: Më ka dhënë lekët që bëra dritaret, të gjitha.
Telefonuesi: Dritaret e duraluminit dhe këto ë?!
Qytetari: Po.
Telefonuesi: Po mirë ia ka bë, mirë ia ka bë.
Qytetari: Ia bëftë zoti hallall.
Telefonuesi: Po bravo i qoftë, bravo i qoftë, patën shkuar shumë?
Qytetari: 570 …
Telefonuesi: Bravo, paska bërë punë. A të dha ndonjë fare ndihmë apo t’i dha vetë kështu direkt?
Qytetari: M’i ka dhënë vetë pa asnjë…
Telefonuesi: Bravo i qoftë për Zotin. Unë thashë se të ka ndihmuar Albani.
Qytetari: Çfarë Albani o burrë!
Telefonuesi: T’i paska marrë q’ato vota Armando! Ti paska…
Qytetari: I ka marrë me ndërshmëri, a kupton?!
Telefonuesi: Normal, normal, i paska bërë yzmetin për Zotin.
Qytetari: Ia kam premtuar….për punën e votave pas nja një muaji. Tashti kjo më gjet thashë or ti, veç për këtë që ke bo!
Telefonuesi: Po pra po.
Qytetari: Për mua njaj është djalë i mirë.
Telefonuesi: Djalë i mirë po, normal, paska heq goxha, s’ti fal kush 570 mijë lekë.
Qytetari: Për zotin s’a kjo, prandaj
Telefonuesi: Jo, jo, bravo i qoftë, paska bërë punë, të paska ndihmuar. Po kërkoji ndonjë gjë sa është kjo fushatë, kërkoji dhe ndonjë gjë tjetër se të japin ata, shfrytëzoje këtë moment.
Qytetari: Thua?!
Telefonuesi: Po për besë të japin, më dëgjo mua, se nuk i kanë lekët duke punuar me bel, jo!
Qytetari: Mirë, mirë,shumë falemidnerit.
Telefonuesi: Të paça
Qytetari: Shëndet, respekte.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/