Nga të dhënat paraprake mësohet se një makinë e shtabit të PS-së është kapur nga mbështetësit e PD-së duke shpërndarë para në këmbim të votës, në afërsi të zyrave elektorale të PD.
Pas konstatimit të makinës është njoftuar edhe policia me të cilët ka ardhur edhe nëndrejtori i Policisë së Elbasanit Abert Nushi.
“Pas mbërritjes së policisë, në vend ka ardhur edhe një makinë me simpatizantë të PS-së. Pas mbërritjes së kësaj makine në vendin e ngjajres janë dëgjuar 16 të shtëna me armë të ndryshme.
Mësohet se gjithçka ka ndodhur në praninë e dyshit të policisë së Elbasanit, Albert Nushi”, raporton abacnews.
Pas përplasjes me armë është dorëzuar në polici ish-efektivi i RENEA-s Arbër Papleka i cili është pjesë e stafit elektoral të PD në Elbasan. Papleka ka mohuar se është ai autori i vrasjes dhe mësohet se në vendin e ngjarjes është qëlluar nga disa armë.
Gjatë një komunikimi me gazetarët, kreu i listës së PD-së për Elbasanin, Gazmend Bardhi tha se policia nuk i kapi autorët e përplasjes me armë duke u marrë me gazetarët, ndërsa theksoi se personat e përfshirë në shkëmbimin e zjarrit ishin akuzuar edhe më herët nga demokratët si pjestar të krimit të organizuar në qytet.
Bardhi tha se në vendin ku u vra Xhuvani ishte një makinë e mbushur me karta identiteti dhe para që po përdorëshin për të blerë vota. a.c
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/