PD: Fluturimet nga Kukësi si hapja e negociatave, aeroporti i paçertifikuar, fluturimi...

PD: Fluturimet nga Kukësi si hapja e negociatave, aeroporti i paçertifikuar, fluturimi ishte lokal

361
0
Shares

PD ka deklaruar sot pasdite se aeroporti i Kukësit është një tjetër premtim i pambajtur i Ramës. Sikurse thekson PD në një deklaratë për mediat, avioni nuk shkoi nga Londra por bga Rinasi pasi aeroporti është i paçertifikuar.

Deklaratë e Partisë Demokratike:

Hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare, premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës. Ulja e një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie.

Me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit janë si hapja e negociatave me BE: Ato nuk ekzistojnë. Ky është eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët. Kryeministri më i dështuar dhe më i paaftë në historinë e vendit do të largohet në 25 prill nga shqiptarët që duan ndryshim! m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY