MIMOZA HAJDARMATAJ/ Urgjenca dhe meraku i Veting-ut, zgjedhja e “presidentit të shqiptarëve”...

MIMOZA HAJDARMATAJ/ Urgjenca dhe meraku i Veting-ut, zgjedhja e “presidentit të shqiptarëve” nga Parlamenti i turpit

61
0
Shares
mimoza hajdarmataj vogel

Mimoza Hajdarmataj

Kapja e shtetit nga maja e piramidës, vetëm për hir të interesave kriminale të pushtetit dhe oligarkëve të Rilindjes, të Edi Ramës, nuk ka të sosur e nuk ka fund në marrëzinë e vet.
Një Parlament turpi do të zgjedhë “presidentin e shqiptarëve”, ku 40 % e tyre nuk përfaqësohen nga deputetët e tyre.
A thua prandaj e kishin me kaq urgjencë dhe merak, Vetingun e famshëm?
A thua ky është morali i Vetingut sipas Edi Ramës?
Meta president, Rama sërish kryeministër, zgjedhje pa opozitë, vendi plot me kanabis, trafiqet dhe krimi në rrugë, mjerimi ulur këmbëkryq, shpresa e ngrirë prej katër vitesh, Shqipëria e zbrazur nga intelektualët, njerëzit normalë dhe të rinjtë që ikin natë e ditë në kërkim të azilit, Shqipëria ku në kafe te ketë vetëm veteranë të lali Erit e në rrugë të mbeten vetëm pensionistë e të varfër pa KEMP e ndihmë sociale.
A është kjo Shqipëria që ne duam, peng i një republike narkotrafikantësh e deputetë të blerë me paratë e hashashit?
Të #NgrihemiBashke edhe një herë si në 18 shkurt, por kësaj radhe në Kavajë për të shpëtuar Demokracinë dhe për #ZgjedhjeTeLira dhe #QeveriTeknike pa Edi Ramën dhe oligarkët e krimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY