Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Kokaina në banane, policia arreston 2 biznesmenët, zbulohen mbishkrime të reja, edhe fjalë polonisht

10/04/2021
VIDEO/ Kokaina në banane, policia arreston 2 biznesmenët, zbulohen mbishkrime të reja, edhe fjalë polonisht
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia tha sot se u kapën 143 kilogramë kokainë ndërsa të dy pronarët e kompanisë se bananeve Klajdi Xibraku dhe Erion Peti, janë arrestuar.

Ndërkaq pakot e kokainës kishon mbishkrime në spanjisht  ‘El mejor’ (më e mira) ku ishte stampuar edhe fotoja e narkotrafikantit Pablo Escobar dhe “El vjejon” (Plaku).

Por mbi disa pako të tjera ishte stampuar edhe një tjetër fjalë në polandisht.

Bëhet fjalë për fjalën “Brater” që në gjuhën shqipe do të thotë vëlla. Ky emër e fut edhe Poloninë në këtë lojë trafiku droge, por ende nuk dihen detaje të mëtejshme.

Detajet e policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta. Finalizohet operacioni​ policor i koduar “EL MEJOR”. Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Drejtoria Vendore e Kufirit​, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat doganore dhe autoritetin portual Durrës. Hetimet po drejtohen nga prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe prokurorë të SPAK-ut. Sekuestrohen rreth 143 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Arrestohen në flagrancë 2 administratorët e kompanisë pritëse të ngarkesës me banane.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe hetimet e kryera se në një kontenier fshihej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë, në bashkëpunim me autoritetet doganore​ dhe portuale, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “EL MEJOR”.

Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në një kontenier të ngarkuar me banane, i cili ishte nisur nga porti i GUAYAQUIL në Ekuador dhe kishte kaluar tranzit në portin “GIOIA TAURO”, Itali​, me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Tiranë, me administratorë shtetasit E. P. dhe K. X., shërbimet policore dhe ato doganore gjetën të fshehura në tavanin e kontenierit​, pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar kokainë me peshë totale 143 kilogramë. Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit K. X., 30 vjeç dhe E. P., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. a.b

https://streamable.com/0brhne

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

ELBASAN/Ngjarje e rëndë në Mengel, humb jetën një 56-vjeçar

05/05/2026
Jep dorëheqjen në mes të vetingut prokurori i Prokurorisë së Tiranës

Strasburgu i jep të drejtë ish-gjyqtarit Ervin Metalla, cilat janë shkeljet e Vettingut

05/05/2026
“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

05/05/2026
DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

ELBASAN/Ngjarje e rëndë në Mengel, humb jetën një 56-vjeçar

05/05/2026
Jep dorëheqjen në mes të vetingut prokurori i Prokurorisë së Tiranës

Strasburgu i jep të drejtë ish-gjyqtarit Ervin Metalla, cilat janë shkeljet e Vettingut

05/05/2026
“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.