Qeveria nuk investon në rrugë, por në pista avionësh për trafik droge

Qeveria nuk investon në rrugë, por në pista avionësh për trafik droge

50
0
Shares

Një grup deputetësh të PD shkuan në pistën e avionit në Ishëm, ku tre ditë më parë ra një avion, piloti italian i të cilit pranoi se do të transportonte drogë.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka tha se vetëm në Kolumbi dhe Shqipëri kartelet e drogës ndërtojnë pista avionësh.
“Jemi mbi pistë dhe këtu kemi të bëjmë me një rast nga më ekstremët sepse vetëm në Kolumbi në Amerikën Latinë kanë arritur që kartelet e drogës të fuqizohen aq shumë sa të ndërtojnë edhe pista avionësh.
Një qeveri e cila pretendon se kontrollon territorin dhe sigurisht e kontrollon territorin sepse këto nuk bëhen pa dijeninë e qeverisë dhe as pa dhënë mbështetje qeveria. Ky është realiteti.
Në fakt rruga nuk ishte e mirë, sepse kjo qeveri nuk investon në rrugët që i shërbejnë banorëve por investon në pistat që shërbejnë për drogë. Ju siguroj se pista ishte shumë herë më e mirë se rruga që i shërben banorëve”, u shpreh Paloka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY