Masakrimi biznesmenit libanez pa autor, i dyshuari ia arrestuar akuzohet për diçka...

Masakrimi biznesmenit libanez pa autor, i dyshuari ia arrestuar akuzohet për diçka tjetër

51
0
Shares

Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Skënder Kraja, i arrestuar si i dyshuar për dhunimin e biznesmenit libanez Faad Mitri.
Por masa e sigurisë së dhënë ndaj tij, është vetëm për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, sepse mësohet se nuk ka prova që ai të jetë i implikuar në dhunimin e investitorit libanez.
Skënder Kraja u arrestuar më 15 shtator dhe policia tha se në bashkëpunim me dy persona të tjerë ai ishte përfshirë në përplasjen e mjeteve i cili degradoi në dhunë fizike ndaj biznesmenit Mitri. Pas kontrolleve në shtëpi, policia i gjeti dhe sekuestroi atij 35 gram kanabis.
Ndërkohë dhunimi i investitorit libanez në aksin Kashar – Rinas mbetet ende ngjarje pa autorë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY