FORMULA/ Universitetet, si do shmanget ngërçi me fituesit e fazës së dytë

FORMULA/ Universitetet, si do shmanget ngërçi me fituesit e fazës së dytë

60
0
Shares

Zbulohet mënyra se si do të vijojë procesi në fazën e dytë dhe vendimtare për pranimet në universitete. Në ditët e fundit të regjistrimit të ekselentëve fitues të fazës së parë, Ministria e Arsimit ka gjetur mënyrën për të zgjidhur ngërçin e maturantëve fitues në disa degë, që me shumë gjasë do të përsëritet edhe në raundin e dytë të garës.

Për këtë çështje, dje ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, mblodhi rektorët e universiteteve duke rënë dakord për një zgjidhje informatike. Gjithçka do të realizohet me një sistem elektronik, i cili do të mundësojë që fituesit, të cilët regjistrohen në një degë, të çregjistrohen automatikisht nga programet e tjera ku janë shpallur fitues. Post raundi i dytë është i ngjashëm me sistemin meritë­preferencë. Në ndryshim nga ai, nuk do të jetë renditja e degëve që do të caktojë fituesit, por vullneti i tij për t’u regjistruar në degën që dëshiron, duke u hapur rrugë maturantëve poshtë vijës së kuqe.

Kështu, ata që janë shumë afër me pikë, të mos regjistrohen në një degë tjetër që mund ta ketë fituar, por të presin për një shans. Në pikëpyetje mbetet koha e pamjaftueshme për regjistrimet dhe amullia që mund të krijohet nga maturantët në listë­pritjeje. Të shumtë mund të jenë fituesit në disa degë që nuk vendosin dot brenda katër ditëve, apo të tjerë që kanë fituar një degë më pak të preferuar e këmbëngulin për një vend bosh në degën që duan më shumë.

UDHËZIMI

“Pas datës 16 tetor 2016, deri më datë 20 tetor 2016, sekretaritë mësimore të IAL­ve do të regjistrojnë online dhe me dokumentacion, deri në plotësimin e numrit të kuotave për programin e studimit përkatës, të gjithë kandidatët e tjerë që kërkojnë të regjistrohen, duke respektuar renditjen në lista. Kandidati nuk mund të regjistrohet në më shumë se një program studimi”. Vetëm kaq thuhet në pikën 13, kreu III të udhëzimit për regjistrimin e kandidatëve në fakultete. Mesohet mënyra se si do të kryhet plotësimi i kuotave të zëna nga maturantët që rezultojnë fitues në disa degë, pasi të jenë shpallur fituesit. Këta të fundit kanë vetëm katër ditë kohë të mendojnë zgjedhjen e jetës, me qëllim që vendet në degën/t ku rezulton fitues të lihen në dispozicion të kandidatëve poshtë vijës së kuqe. Pasi ai të ketë vendosur të regjistrohet në një program studimi, sistemi automatik kryen menjëherë heqjen e tij nga lista në degët e tjera ku është shpallur fitues.

Ndërkohë, ata që janë në listë pritjeje (afër vijës së kuqe) duhet të check­ojnë vazhdimisht në listën e fituesve për të parë nëse është liruar një vend. Nëse po, i pari do të jetë ai poshtë vizës. Ky sistem bën që ai me më shumë pikë të ketë mundësi të zgjedhë degën që do dhe meriton. Kjo do të realizohet brenda afatit 4­ditor, pa u regjistruar më parë në një tjetër degë më pak të dëshiruar. Duke qenë se pjesa dërrmuese e maturantëve, bashkë me mbetësit e vjeshtës garojnë në fazën e dytë, sekretaritë e fakulteteve do të kenë dyndje të lartë regjistrimesh, veçanërisht në ditën e fundit. Nuk përjashtohet mundësia që universitetet të shtyjnë afatin deri në shterimin e kuotave të lira.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY