DYSHIMET/ Piloti italian zhduk njërin prej celularëve

DYSHIMET/ Piloti italian zhduk njërin prej celularëve

56
0
Shares

Burime nga Prokuroria pohojnë se ka dyshime të arsyeshme se piloti italian ka dorëzuar vetëm një telefon, ku nuk kishte shumë të dhëna, ndërsa tjetrin, atë me të cilin ka pasur kontakte dhe ka shkëmbyer mesazhe me trafikantët shqiptarë mendohet se e ka “zhdukur” diku në zonën ku ra avioni.
Një element tjetër që i shton më shumë dyshimet e organit të akuzës është edhe fakti se piloti kishte fikur pajisjen lokalizuese të mjetit fluturues, që kur ishte mbi detin Adriatik, duke mbetur kështu jashtë monitorimit të radarëve të Rinasit dhe bazave të tjera ajrore në vend. Ndaj edhe për të gjetur lokacionin ku ai duhej të ulej me saktësi, mendohet të ketë përdor pikërisht telefonin që dyshohet se e ka fshehur qëllimisht, me të cilin ka komunikuar me trafikantët shqiptarë.
Pilotit të avionit “Piper” i është ofruar tashmë mundësia e firmosjes së një marrëveshjeje bashkëpunimi me drejtësinë shqiptare në formën e të penduarit, por nuk dihet ende nëse do ta firmosë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY