Teori e re konspirative, për zhdukjen e avionit MH370, shkak një histori...

Teori e re konspirative, për zhdukjen e avionit MH370, shkak një histori e pafat dashurie

61
0
Shares

Një pjesë e rrënojave të aeroplanit të kompanisë “Malaysia Airlines”, të fluturimit MH370 që u gjet në brigjet e Tanzanisë, tregojnë se piloti e ka bërë qëllimisht rrëzimin në Oqeanin Indian. Ekspertët thonë se krahët e aeroplanit nuk ishin në pozicionin për ulje të kontrolluar. Prandaj, nga këtu del teoria e re për rrëzimin e qëllimshëm të avionit, shkruan “Daily Mail:.
Dyshohet se ky akt ndodhi pasi pilotit Zaharie Ahmad Shah iu thye zemra, pasi ishte dashuruar me një grua të martuar, Fatima Pardi 35 vjeç, ish-mësuese në një kopsht fëmijësh.
Piloti kishte këmbyer letra me të dy ditë para zhdukjes së aeroplanit. Fatima refuzoi të tregonte se për çfarë kanë biseduar, por shton se ata nuk kanë qenë të dashur.
Besohet se Shahu ishte ndarë nga gruaja e tij Faizah Hanuni, edhe pse çifti jetonte bashkë në Kuala Lumpur.
Nga Byroja australiane e Sigurisë në Transport thonë se do të hetojnë në detaje pjesët e gjetura të aeroplanit. Peter Foley, hetuesi kryesor, thotë se flatrat u tërhoqën në brendësi të krahëve të aeroplanit, ndërsa imazhet satelitore tregojnë se aeroplani u rrëzua në oqean me shpejtësi të madhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY