Hetimet e Prokurorisë/ Dy mjekët shkaktuan vdekjen e nënës dhe foshnjës, akuzohen...

Hetimet e Prokurorisë/ Dy mjekët shkaktuan vdekjen e nënës dhe foshnjës, akuzohen për mjekim të pakujdesshëm

65
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me ndalimin e dy mjekëve të maternitetit “Koço Gliozheni”, ku humbi jetën një nënë bashkë me foshnjën e saj.

Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhër ndalimi për dy mjekë të spitalit “Koço Glozheni”, pasi, në bazë të materialit hetimor të deritanishëm, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

Aida Cajka u paraqit në gjendje të rëndë-Në bazë të veprimeve të deritanishme, të kryera nga Prokuroria e Tiranës, rezulton se nëdatën 16.09.2016 rreth ores 05.00 ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” është konstatuar vdekja e pacientes A. C. dhe e fëmijës se saj seksi femer.E ndjera A. C., e cila ishte në muajin e 9 të shtatezanisë, është paraqitur në datë 15.09.2016 rreth ores 22.30 ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” ne gjendje të rende shëndetësore e shoqeruar nga te aferm te saj.

mjeket

Mjekët e dërguan për vizitë te kardiologu-Ne vijim, e ndjera është vizituar nga mjekët obsteter gjinekolog, personat nen hetim H. K., N. C. e D. D., të cilet, pasi jane konsultuar ndërmjet tyre, pavaresishte gjëndjes së rënde të pacientes, e kane derguar pacinten për një kontroll në QSUT për konsulte kardiologu. Pas vizites se bere nga kardiologu, e ndjera eshte derguar ne SU Shefqet Ndroqi, per vleresim nga pnemulogu, ku pas vizites eshte derguar perseri ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik,”Koco Glozheni” ne gjendje shume te rende shendetsore.

Aida Cajka vdiq gjatë ndërhyrjes-Pas mberritjes ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” rreth orës 04.00 ne gjendje shumë të rëndë shëndetësore, e ndjera i është nënshtruar ekzaminimeve nga ku ka rezultuar se fetusi( fëmija) ishte i vdekur. Nga mjeket eshte inicuar një ndërhyrje kirurgjikale, por shtetasja A. C. ka nderruar jete gjate kësaj ndërhyrjeje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY