KLP pranon propozimin e Metanit, shkarkon prokurorin e Krujës

KLP pranon propozimin e Metanit, shkarkon prokurorin e Krujës

80
0
Shares

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi sot kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të magjistratit Bujar Memia.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë kishte urdhëruar korrikun e kaluar fillimin e hetimit disiplinor për magjistratin Memia me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për shkelje të rënda profesionale, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës.
Në kërkesën për procedim disiplinor para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani kishte argumentuar, se në raport me faktet e provuara gjatë hetimit disiplinor ishte konstatuar mospërmbushje e pajustifikuar e funksioneve të magjistratit, gjatë dhe pas gjykimit, që çoi në lirimin para kohe me kusht të një të dënuari, si dhe mosrespektim i rëndë dhe i vazhduar i legjislacionit material dhe procedural penal.
Ky është magjistrati i tretë, që shkarkohet nga detyra për shkelje të rënda disiplinore, lidhur me lirimet para kohe me kusht, një prioritet i shpallur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, që në marrje të detyrës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY