PD: Rama në panikun e humbjes, i shqetësuar për mikpritjen ndaj Bashës

PD: Rama në panikun e humbjes, i shqetësuar për mikpritjen ndaj Bashës

104
0
Shares

PD ka reaguar sërish sot pas postimit të Ramës për takimet që kreu i opozitës Basha kishte në Korçë.

”I kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën.

Edi Rama e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin dhe askush nuk e ndal dot më këtë.

Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale.

PD është parti që funksionon sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi.

Kërcënimet dhe keqinformimet e Edi Ramës nuk e ndalojnë dot rrugën drejt fitores së Partisë Demokratike”, thuhet në deklaratën e PD.

Më herët Kryeministri Rama në një postim sulmoi Bashën në lidhke me atë që ai quan grumbullime.

“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët.

Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku.

Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv.

(Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut.)”, shkruan Rama në postimin e tij. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY