Kandidati i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla është përplasur me qytetarët gjatë një takimi të zhvilluar 3 ditë më parë.
Siç duket edhe nga pamjet të publikuara nga Syri tv, një prej të pranishmëve në takim, i kërkon llogari për diçka, ndërsa Balla i ka ndërprerë fjalën. Edhe pse të pranishmit e tjerë kanë ndërhyrë që banori i zonës të fliste, Balla ka kërkuar t’i marrin mikrofonin, në mënyrë që të vijonte me aktivitetin e tij.
Biseda:
Banori: Shiko se ka që në 2013 që është…
Balla: Dëgjo këto teatrot kështu, që do i postoni nuk i kam qejf
Banori Tjetër: O zotëri do e dëgjosh se ai është katunar
Balla: Hiqe çik atë kamerën, lëre atë kamerën o aga…
Banori: 12…
Balla: O aga! Merrja çik mikrofonin atij, merrja mikrofonin….leri mos na bëj skena këtu tani…hajde! Pyet çfarë ke për të pyetur a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/