COVID/ Antibiotikët kanë rritur numrin e të sëmurëve me diabet në vend

COVID/ Antibiotikët kanë rritur numrin e të sëmurëve me diabet në vend

194
0
Shares

Përdorimi pa kriter i antibiotikëve që luftojnë Covid-19, ka shkaktuar diabetin te shumë persona, tha sot mjeku endokrinolog, Dashamir Gjergji.

Gjatë një interviste për ABC ai shpjegon se pavarësisht mungesës së statistikave, është rritur ndjeshëm numri i diabetikëve gjatë periudhës së pandemisë. Shumica e tyre e kanë zbuluar këtë sëmundje gjatë kohës së pandemisë.

“Nuk kemi statistika të mirëfillta, por në këtë periudhë që përdorimi i këtyre barnave shoqëruar edhe me stresin që jep Covid ka çuar në rritje të numrit të të prekurve me diabet,”thotë mjeku.

Por mjeku jep një lajm të mirë për ata të cilët diabetin e kanë pasur si pasojë e përdorimit të antibiotikëve.

“Fatmirësisht nëse ka ardhur nga produktet kortizonikë, nuk është diabet që qëndron gjatë, “ thekson ai.

Gjatë periudhës së pandemisë, endokrinologët kanë trajtuar deri në 100 pacientë diabetik në ditë të prekur edhe nga Covid. Në vendin tonë 10% e popullsisë rezulton me diabet. a.b

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY