Dalin pamjet e para ku Arjan Sala vrapon për në magazinë

Dalin pamjet e para ku Arjan Sala vrapon për në magazinë

333
0
Shares

Janë publikuar pamjet e para nga moment kur Arjan Sala hyn në magazinën ku humbi jetën si shkak i flakëve që kishin përfshirë godinën.

Ndërkohë sot ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka firmosur titullin “Dëshmor i Atdheut”, të cilin kryeministri Edi Rama ua dorëzoi familjarëve.

Gjatë bisedës me ta, Rama u prek teksa u shpreh se në këtë botë të gjithë kemi ardhur për të ikur. Gjatë vizitës, Rama kujtoi edhe deputetin Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm dhe sytë iu mbushën me lot.

Përpara kryeministrit, anëtarët e familjes, i ati, e ëma dhe nusja e Salës, u përlotën dhe e respektuan kreun e qeverisë duke vënë dorën në zemër.

Ndërkohë xhaxhai i Arjan Salës duke folur për mediat falenderoi të gjithë shqiptarët dhe mediat për sensibilizimin me rastin e Salës. Me lot në sy, ai tha se falë nipit të tij, sot, në vend që të qanin shumë nëna, qan vetëm një nënë e një baba. Kjo pasi Sala u sakrifikua dhe shpëtoi jetën e punonjësve të tjerë në magazinë.

Ekspertiza paraprake zbuloi se Arjan Sala ka qendruar rreth 24 orë gjallë, por më pas nuk ia ka dalë dot më. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY