Të braktisur dhe të gjobitur pas tërmetit, familja që jeton pas perdes...

Të braktisur dhe të gjobitur pas tërmetit, familja që jeton pas perdes brenda një lokali fshati

153
0
Shares

Njerëzit në fshat janë të harruar plotësisht nga qeveria. Familja e Agim Lilës është një prej rasteve të shumta, që denoncon shkëputjen e kësaj qeverie nga realiteti. Kandidatja për deputete e PD, Orjola Pampuri, u bë zëri i kësaj familje të braktisur nga qeveria. Shtëpia e Agimit në fshatin Bastar i Mesëm është shembur nga tërmeti, por deri tani nuk ka përfituar asgjë. Me familjen dhe me një vajzë me probleme të shëndetit mendor, Agimi jeton pas perdes që e ndan me një bar të sajuar në fshat.

Rrobat i kam të gjitha përjashtë. INUK-u erdhi dhe më vuri 5 milionë lekë gjobë, pse vura këtë kasolle. Policia më mori përkrahësh e më çoi në rajon. Ndërkohë, bashkia ka 1 vit që më gënjen, do të vijmë sot e do të vijmë nesër, asgjë.”- tha Agimi.

Orjola Pampuri e siguroi se pas 25 Prillit gjërat do të ndryshojnë.
Çdo votë ka rëndësi për të sjellë ndryshimin. Juve ju duhet një qeveri njerëzore, që kujdeset dhe merr vendime në interesin tuaj”- tha Orjola Pampuri, duke ftuar banorët e zonës të votojnë për PD. e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY