Meta nga Korça përgjigjet për vëndin e Presidentit dhe për kanabisin; ja...

Meta nga Korça përgjigjet për vëndin e Presidentit dhe për kanabisin; ja çfarë thotë

57
0
Shares

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nga Korça ku po zhvillohet një takim me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk komentoi zërat se ai mund të kandidojë për postin e Presidentit të Republikës. “Nuk kam asnjë koment për gara të pashpallura. Gara e vetme ku marr pjesë është ajo e LSI­së, që e konsideroj si sfidë për lëvizje të metejshme që do ta nis nga Korça”, u shpreh Meta.

“Nuk kam asnjë koment për gara të pashpallura. E vetmja garë ku unë marr pjësë është ajo e kryetarit të LSI dhe kam kënaqësinë që këtë gara që e konsideroj si një sfidë për përmirësimin e mëtejshëm të LSI ta nis nga Korca dhe Pogradeci”, u shpreh Meta.

Në lidhje me miratimin e ligjeve për reformën në drejtësi, Meta u shpreh i bindur për konsensus.

“Kurrë mos mendoni se do të lodhem së kërkuari konsensus. Besoj se puna e komisionit ka qenë konstruktive dhe besoj se është e mundur që të punojmë në mënyrë konstruktive dhe në respekt të konsensusit të 22 korrikut”, tha kreu i kuvendit.

Në lidhje me rrëzimin e avionit në Ishëm, Meta tha se e ardhmja e zhvillimit të Shqipërisë është bujqësia dhe jo kanabisi.

“Këtu jemi për çështjen e mollëve. Unë e kam një përgjigje shumë të qartë që e ardhmja e Shqipërisë është bujqësia, turizmi dhe jo kanabisi, prandaj për këtë cështje politika duhet të marrë një vendim dhe jo ti shmanget, por edhe partnerët ndërkombëtarë që janë të interesuar për të ardhmen e Shqipërisë. Është e rëndësishme që të vendoset sesi do të sillemi në të ardhmen në këtë fenomen”, deklaroi Meta.

Por vetëm pak ditë më parë Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e sheh kryeparlamentarin Meta një kandidat të fortë për President të ardhshëm. I ftuar në emisionin “Debati” në Channel One, të gazetarit Roland Qafoku, Bushati u shpreh se kandidimi i Metës do të varet nga koalicioni dhe votat që janë në Parlament.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY