Shefi i opozitës Lulzim Basha shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish- ish kryetarit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise Selim Muca.
“Ndarja nga jeta e Selim Mucës eshte nje lajm i hidhur per te gjithe. Ngushellimet e mija per bashkeshorten e tij Ziza, femijet Almen, Ermalin dhe Arjanin dhe te afermit e miqte e tij te panumert.
Selim Muca foli me punen e me veprat e tij ne sherbim te komunitetit dhe Atdheut dhe udhehoqi besimtaret myslimane vendosmerisht me vlerat e duhura.
Per komunitetin mysliman e mbare shoqerine kjo eshte nje humbje e dhimbshme.
Por modeli i tij i perulesise, i sherbimit ndaj njerezve, i besimit te paster, i dashurise dhe miresise, eshte nje vlere e gjalle per te cilin ka shume nevoje vendi yne. U prehte ne paqen e Zotit!”, shkruan Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/