Fërkime me Metës dhe Tahirit për kanabisin; ja reagimi i Ministrit pas...

Fërkime me Metës dhe Tahirit për kanabisin; ja reagimi i Ministrit pas deklaratave të kreut të LSI

52
0
Shares

Menjëhër pas deklaratës të kreut të Kuvendit Ilir Meta nga Korca, i cili tha se zhvillimi i Shqipërisë duhet të vijë nga turizmi dhe buqësija e jo nga kanabisi, ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Duke ju përgjigjur Metës Tahiri tha se: “Ilir Meta ka shumë të drejtë kur thotë se duhen dëgjuar edhe ndërkombetaret. Kanë folur shumë qartë për vite me radhe, ndaj sot është inkurajim i madh cdo germe e raporteve të Departamentit të Shtetit dhe Gurdia di Finanza-s të cilat e kanë cilësuar luftën tonë të tanishme shumë shkoqur; “rezultate mbreselenese, fale angazhimit te lidershipit politik”, është kundërpërgjigjur Tahiri.

REAGIMI I PLOTE I TAHIRIT

E ndaj plotesisht opinionin e kryetarit te Kuvendit qe kanabisi nuk luftohet duke i’u shmangur te vertetes, gje qe Partia Demokratike po e ben fatkeqesisht çdo dite! Kush ben sot sikur çuditet, i shmanget qellimisht te vertetes se kanabisi ishte nje fenomen i kudondodhur, por i fshehur nga syte e publikut deri ne vitin 2013, nga nje qeveri e polici qe mjaftohej me komunikata sekrete per rrenjet anembane Shqiperise, dhe garantonte fitimet marramendese te Republikes se Lazaratit!
Ndersa kush çuditet pafajesisht sot nga ky fenomen, eshte viktime e asaj politike te vjeter qe i shmangej perballjes me fenomenin duke e mbajtur jashte vemendjes se opinionit e te mediave!
Ilir Meta ka shume te drejte kur thote se duhen degjuar edhe nderkombetaret. Kane folur shume qarte per vite me radhe, ndaj sot eshte inkurajim i madh cdo germe e raporteve te Departamentit te Shtetit dhe Gurdia di Finanza-s te cilat e kane cilesuar luften tone te tanishme shume shkoqur; “rezultate mbreselenese, fale angazhimit te lidershipit politik”.
Natyrisht qe kjo eshte nje lufte qe eshte larg se qeni e fituar, por sic do te tregojne faktet e shifrat qe kemi bere publike e do bejme ne vazhdim se bashku me partneret tane nderkombetare, eshte nje lufte me rezultate qe deri perpara tre vitesh as qe mund te parafytyroheshin.

 

s

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY