Ministri Saimir Tahiri, përgjigje të ashpër për Ilir Metën

Ministri Saimir Tahiri, përgjigje të ashpër për Ilir Metën

163
0
Shares

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka replikuar me kryetarin eParlamentit Ilir Meta fill pas deklaratës së këtij të fundit në Korcë ku akuzoi politikën se po i shmanget problemit të narkotrafikut në Shqipëri.

Ministri i Brendshëm në një përpjekje për të sjellë barazim mes kohës kur në pushtet ishte PD dhe përiudhës së tanishme e konsideron sukses faktin se kanabisi është përpara syve të të gjithëve ndërkohë që sipas tij në qeverisjen e PD-së, fshihej.

“E ndaj plotesisht opinionin e kryetarit te Kuvendit qe kanabisi nuk luftohet duke i’u shmangur te vertetes, gje qe Partia Demokratike po e ben fatkeqesisht çdo dite! Kush ben sot sikur çuditet, i shmanget qellimisht te vertetes se kanabisi ishte nje fenomen i kudondodhur, por i fshehur nga syte e publikut deri ne vitin 2013, nga nje qeveri e polici qe mjaftohej me komunikata sekrete per rrenjet anembane Shqiperise, dhe garantonte fitimet marramendese te Republikes se Lazaratit!

Ndersa kush çuditet pafajesisht sot nga ky fenomen, eshte viktime e asaj politike te vjeter qe i shmangej perballjes me fenomenin duke e mbajtur jashte vemendjes se opinionit e te mediave!

Ilir Meta ka shume te drejte kur thote se duhen degjuar edhe nderkombetaret. Kane folur shume qarte per vite me radhe, ndaj sot eshte inkurajim i madh cdo germe e raporteve te Departamentit te Shtetit dhe Gurdia di Finanza-s te cilat e kane cilesuar luften tone te tanishme shume shkoqur; “rezultate mbreselenese, fale angazhimit te lidershipit politik”.

Natyrisht qe kjo eshte nje lufte qe eshte larg se qeni e fituar, por sic do te tregojne faktet e shifrat qe kemi bere publike e do bejme ne vazhdim se bashku me partneret tane nderkombetare, eshte nje lufte me rezultate qe deri perpara tre vitesh as qe mund te parafytyroheshin”, deklaron ministri i Brendshëm, pa thënë asnjë fjalë për fshehjen nga policia të trafikut ajror të drogës, rënies së avionit në Ishëm dhe miliona rrënjëve të kanabisit që u rritën nën kujdesin e shefave të policisë në të gjithë vendin.

“Unë e kam një përgjigje shumë të qartë që e ardhmja e Shqipërisë është bujqësia, turizmi dhe jo kanabisi, prandaj për këtë cështje politika duhet të marrë një vendim dhe jo ti shmanget, por edhe partnerët ndërkombëtarë që janë të interesuar për të ardhmen e Shqipërisë. Është e rëndësishme që të vendoset sesi do të sillemi në të ardhmen në këtë fenomen”, deklaroi Meta pak orë më parë gjatë një takimi me zyrtarë të LSI-së në Korcë.

Meta dhe Tahiri janë dy zyrtarë të koalicionti qeveritar që kanë probleme të mëdha me njëri tjetrin. Disa herë Kryetari i parlamentit Ilir Meta ka kërkuar largimin e Tahirit nga qeveria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY