Lulzim Basha, ja komenti për vizitën e Edi Ramës në veri

Lulzim Basha, ja komenti për vizitën e Edi Ramës në veri

57
0
Shares

Shefi i opozitës, Lulzim Basha ka komentuar vizitën e Edi ramës në veri duke i kujtuar Kryeministrit se është atje për biznesin e hashashit.

Kryeministri ka qenë këtë fundjavë në Koplik, Vermosh, Pukë etj për të nisur apo promovuar projekte të ndryshme për këto zona. Rilindja urbane ka nisur vetëm pak ditë më parë në të gjitha qytetet e veriut ndërkohë që dhjetra projekte të këtij seksioni të qeverisë janë përmbyllur në qytete në jug të vendit përfshirë edhe qyteza si Policani apo Ura Vajgurore duke konfirmuar një diskriminim të qartë për të gjithë veriun.

“Tani qe ditet e mandatit po i sosin Edi Rama u nis per Vermosh, Tamare, Malsi te Madhe, Vaun e Dejes, Puke etj.

Nuk eshte aty per te degjuar, eshte per shfaqje. Nuk eshte aty per qytetaret, njerezit me halle, se zgjedhja e tij jane trafikantet, banditet. Me ta eshte rreshtuar qekur erdhi ne pushtet, me ta po e mbyll mandatin.

Nuk eshte aty per bilanc. Asnje investim publik, asnje meter rruge, asnje shkolle e re, asnje vend pune ne 3 vjet. Asnje bilanc nuk tregon para qytetareve te cilet ia plasen ne fytyre kete realitet te dhimbshem.

Kush ngre zerin per faturat e kripura, per varferine, per papunesine, per arsimin apo shendetesine, i nderpritet fjala: “pusho se jemi ne televizion”.

Harbuteria e tij nuk ka kufi. U thote te papuneve, te skamurve, “merrni kredi”. Po per cfare, qe te blejne fare kanabisi, te mbjellin droge, te behen bujqit e kooperatives se tij te madhe narkotike.

Prandaj ka shkuar, per te vetmen gje qe ka bere, kultivimin e kanabisit, kthimin e kodrave, arave dhe maleve te Shqiperise ne hambar hashashi.

Bujtes i Mark dhe Arben Frrokut u shfaq dhe sot, duke sfiduar hapur cdo punonjes policie qe perballet me krimin dhe qytetaret e ndershem te ketij vendi.

Asnje kumbar nuk e ka nenshtruar dot nje shoqeri te tere. Dhe shqiptaret nuk do ta lejojne, por do bashkohen nen thirrjen per ta shpetuar vendin nga karteli i droges. Ne kemi zgjedhur qytetaret, punen e ndershme, sigurine dhe te ardhmen pa kanabis”, deklaron Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY