Prej dje nuk dihet asgjë rreth fatit të 33-vjeçari, Arjan Sala, punonjës i sigurisë në magazinën ku ra zjarri një ditë më parë në Casa Italia, nderkohe qe dyshohet per tre te zhdukur. Pervec rojes edhe nje 17 vjecar si dhe nje person tjeter.
Sala hyri në magazinë për të shpëtuar kolegët në momentin kur nisi zjarri rreth orës 16 të pasdites në një magazinë. Kolegët e tij arritën të dilnin ndërsa ai nga dje ka ngecur dhe nuk gjendet ndërsa dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë.
Një nga punonjësit e ekipit të shpëtimit të inxhinierëve të minierave tha për Top Channel se gjendja është shumë e rëndë dhe tymi dhe gazrat e çliruara e bëjnë të pamundur gjetjen e trupit.
“Gjendja është e rëndë , në ato punime , gjendja e ajrimit është e dobët, 250 herë më e madhe se norma, punonjësit janë heronj, i shprehin ngushëllimet familjarëve për viktimën e dyshuar, nuk kemi ç’të bëjmë më tepër, do punojmë për këtë avari, se është shumë e rëndë, tymi është i madh e pamundur të kontrollojmë për viktimën, magazina është shumë e madhe.
Është shumë e vështirë, deri dje dhe sot jemi këtu, të bëjmë të pamundur, por sasia e gazit që del është 250 herë me madhe, rrisku është pas qafe, rrisku i vdekjes”, tha ai.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet edhe i ati i Arjan Salës. Mes lotësh, babai i të riut tha për gazetaren e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘Neës24’ Anila Ahmataj se telefonata e fundit me djalin në orën 14:00.
“Dua drejtësi, drejtësi për çunin. Ka 2 ditë në tunel. Më tha; mirë se të gjetsha në dark.”, shpërtheu në lot babai ndërsa po pyetej nga gazetaria. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/