Dy radarët e primarë të ushtrisë nuk janë ndezur ndërsa ata sekondar të aeroportit të Rinasit nuk identifikojnë mjetet fluturuese, nëse transponderi është i fikur.
Nje zyrtar i Autoritetit të Aviacionit Civil në Tiranë, qe preferoi te mbetet anonim, shpjegoi se dy radarët primar të ushtrisë, që identifikojnë cdo mjet fluturues në ajër, si civil, ushtarak apo edhe sportive nuk janë të ndezur.
Kjo për shkak se prej shumë vitesh, këto radarë nuk i janë nënshtruar remontit dhe se mbajtja e tyre të ndezur i kushton shumë forcave te armatosura. Pas hyrjes në NATO, hapësirën tonë ajrore mbi 3000 metër, sipas ministrisë së mbrojtjes, e monitoron qendra e kontrollit ajore e NATO-së që është në Spanjë. Në rastet e cënimit të hapësirë ajrore nga avion ushtarak, hapësirë jonë ajrore, thonë nga ushtria, monitorohet dhe patrullohet nga aviacioni ushtarak Italian dhe grekë.
Sa i përket radarëve sekondarë, që i disponon dhe menaxhon Autoriteti i Aviacioni Civil dhe Alb-Kontrolli në Rinas, këto radarë nuk identifikojnë mjetet fluturuese nëse transponderi është i fikur nga piloti i avionit. Sipas hetuesve grupe të caktuara kriminale jane ne dijeni te ketyre kushteve, ndaj dhe nisin avion të vegjël për në Shqipëri për të kryer transportin e drogës. Vitet e fundit, hapësira jonë ajrore të cënohet shpesh nga avion të vegjël të cilët kryjnë transportin e lëndëve narkotike. Për këto nuk ka asnje një përgjegjësi administrative ose penale nga Autoriteti i Avacionit Civil dhe Albkontrolli, të cilët e kanë për detyrën kontrollin e hapësirës ajore.
Burimet nga prokuroria, i thanë abc News se do të verifikohet edhe procedura e ndjekur nga këto institucione shtetërore, që kanë për detyrë kontrollin e hapësirës ajore. Nga ana tjetër, mësohet se është kërkuar nga inteforca italiane, që të kërkohet nga Komanda e Forcave Ajrore italiane, saktësimi i orës së nisjes së avionit nga Bari i Italisë dhe zbritjes në fshatin Gotull të Ishmit në Durrës, ku edhe ngeci. abcnews
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/