Dyshimet/ “Avioni ngeci në Ishëm, i ngarkuar plot me drogë, tentoi të...

Dyshimet/ “Avioni ngeci në Ishëm, i ngarkuar plot me drogë, tentoi të ringrihej”

70
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar Kapitenerisë së Durrësit listën e të gjitha mjeteve që kanë lundruar në rajonin detar të Durrësit në datat 14, 15 dhe 16 shtator.

Ky informacion është kërkuar të administrohet për verifikimin e dyshimeve se një mjet lundrues është përdorur nga personat që kanë tentuar ngarkimin me drogë të avionit “Piper”, i cili u gjet në zonën e Ishmit me pilotin 69-vjeçar, Guido Andrea Guidi.

Avioni ne ishem

Ka dyshime se pas ngarkimit të avionit me drogë dhe tentativës së dështuar për t’u ngritur pasi avioni ka ngecur, trafikantët kanë ikur nga deti me një mjet lundrues.Nga ana tjetër, në dy zona pranë pistës së përshtatur në Ishëm janë gjetur vatra të vogla zjarri të freskëta, çka ngre dyshime se trafikantët e kanë kaluar natën në atë zonë dhe avioni ka mbërritur aty shumë më herët sesa mëngjesi i datës 15 shtator, kur edhe u njoftua policia e prokuroria për ngjarjen.Dyshohet se zjarri është përdorur nga autorët e ngjarjes për të orientuar pilotin në lidhje me zonën ku do të ulej në pistën e improvizuar në Ishëm.

AVIONI TENTOI RINGRITJEN

Burimet e Prokurorisë thonë se ekspertë të aviacionit që i janë bashkuar grupit të hetimit kanë konfirmuar faktin se avioni është ulur normalisht dhe ka pasur avari në manovrën e ngritjes nga pista e përshtatur në Ishëm.Avaria ende nuk është përcaktuar nga se ka ndodhur, ndërsa dyshimet janë se ngarkesa e vendosur në të ka qenë e madhe, nuk ka qenë e fiksuar mirë dhe ka anuar mjetin ose pista nuk ka qenë e rrafshuar në mënyrë të njëtrajtshme, duke sjellë humbjen e ekuilibrit.

Një tjetër version që po verifikohet për shkakun e ngecjes së avionit në shkurre e bimësi dhe të daljes së tij nga pista është ai i drejtimit të erës, që mendohet se ka qenë kundër trajektores së pilotit italian në momentin e tentimit të ngritjes.Si pasojë e peshës së madhe, apo tronditjes pas daljes nga pista në pjesën e pasme të trupit të avionit, mësohet se janë çmontuar tri vida që janë gjetur të liruara, por në vendin e tyre

DYSHIMET PËR TRAFIKUN

Prokuroria dyshon se piloti nuk ka thënë të vërtetën në lidhje me kohën e mbërritjes në Shqipëri dhe nuk ka treguar se në fakt ngarkesën e drogës do ta merrte këtë rrugë dhe jo në fund të shtatorit, siç ka pretenduar. Për këtë arsye, marrëveshja e bashkëpunimit me të ende nuk është firmosur.Sipas hetuesve, kostoja e fluturimit të avionit në fjalë dhe rreziku që paraqiste një aksion i tillë në mënyrë ilegale, anë të tilla që nuk justifikojnë “fluturimin për inspektimin e pistës”.Dyshimet janë se avioni ka ardhur herët në mëngjes ose gjatë natës dhe është ngarkuar me lëndë narkotike, por që më pas, gjatë tentativës për ngritje në fluturim, diçka nuk ka shkuar siç duhet, shkruan Panorama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY