Avokati i Guido Andrea Guidi, pilotit italian, i cili u rrëzua me avion ne Sukth të Durrësit, ka deklaruar se ndryshe nga sa është thënë deri më tani lidhur me avionin e rrëzuar në Ishëm nga klienti i tij. Madje, edhe ndryshe nga dëshmia e pilotit, që u la të hetohej i lirë, pak pas ndalimit.
Sipas avokatit, Ndrejaj, klienti i tij kishte ardhur për turizëm dhe nuk ka bërë asnjë pak me prokurorinë shqiptare. “Piloti italian Guidi nuk ka bërë asnjë pakt me prokurorinë” ka thënë avokati, informon “News 24”. Madje sipas tij, në telefonin e pilotot janë gjetur vetëm kontakte të të afërmve dhe familjarëve të tij dhe asnjë emër, sipas tij, që mund ta kompromentojë në akuzat për trafik droge.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/