Operacion anti drogë; Ndjekja gjatë natës në det e gomones. U gjetën...

Operacion anti drogë; Ndjekja gjatë natës në det e gomones. U gjetën 31 pako me marijuanë

59
0
Shares

U zhvillua gjate nates nje operacion i përbashkët Antidrogë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Autoriteteve Policore italiane (Guardia di Finanza).

Operacioni i nisur nga Policia e Shtetit dhe ka vijuar me pas nga autoritet policore Italiane ka sekuestruar në Brindizi të Italisë një Gomone 8.5 metra e gjatë, me dy motorë dhe 31 pako të mëdha me lëndë narkotike.

Rreth orës 22. 00, të datës 18 Shtator, në lumin Vjosë, në afërsi të Urës së Mifolit, nga ana e shërbimeve të Policisë është identifikuar një mjet i dyshimtë lundrues.
Mjeti është larguar me shpejtësi pasi ka parë lëvizje në afërsi të tij.
Menjëherë është njoftuar policia kufitare Vlorë.

Rreth 2 kilometra nga grykë derdhja e Vjosës, patrulla e Policisë Kufitare, e planifikuar në shërbime në atë vend, i ka bërë shenjë dhe thirrje mjetit që të ndalojë.

Thirrjes për të ndaluar, drejtuesi i mjetit nuk i është përgjigjur, por ka shtuar shpejtësinë.
Nga ana e shërbimeve të Policisë është hapur zjarr në ajër për ta ndaluar por përsëri mjeti ka vijuar me shpejtësi të madhe.
Shërbimet e Policisë në momentin që i kanë bërë thirrje të ndalojë kanë identifikuar mjetin lundrues i tipit gomone me tre persona në bord i ngarkuar me disa thasë.

Megjithëse moti ishte shumë i keq dhe binte shumë shi, është vijuar me ndjekjen e mjetit deri në ujërat ndërkombëtare dhe njëkohësisht nga ana jonë janë njoftuar kolegët e Guardia di Finanzës në Bari.

Shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë , Repartit Delta dhe Guardia di Financa, kanë qëndruar në det deri në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm kohë kur janë njoftuar se mjetet e Guardia di Financa të Barit ishin në ndjekje te gomones.

Rreth orës 06:00 nga Guradia di Finanza e Barit jemi njoftuar se, në territorin e Torre Santa Sabina, është kapur mjeti lundrues tip gomone me gjatësi 8.5 metra, me motor Merkuri 250, plus motor rezerve, si dhe 31 pako mariuanë, ndërsa tre trafikantët kanë arritur të dalin në breg dhe më pas të largohen.

Vijon operacioni për kapjen e tre autorëve .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY