Vdekja e nënës dhe foshnjës në maternitet, mjekët në protestë kundër arrestimit...

Vdekja e nënës dhe foshnjës në maternitet, mjekët në protestë kundër arrestimit të kolegëve

117
0
Shares

Prokuroria e Tiranës pritet të kërkoje masën e sigurisë “45 ditë burg”, për dy mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”, Elidon Klosi dhe Dritan Deçka.

Ndërkohë do të pritet edhe përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore lidhur me vdekjen e 35-vejcares Aida Cajka dhe foshnjës së saj. Prokuroria ka çuar dosjen në Gjykatë për dy mjekët, për neglizhencë dhe mjekim të pakujdesshëm. 51-vjeçarja Nazmie Ceni kirurge-gjinekologe do të hetohet në gjendje të lirë, pasi është marrë në pyetje nga grupi hetimor.

protesta1

Ndërkohë mjekë dhe infermierë të maternitetit “Koço Gliozheni” kanë protestuar në mbështetje të kolegëve të tyre.Bluzat e bardha ndërprenë punën dhe protestuan në heshtje para ndërtesës së maternitetit duke kërkuar lirimin e dy kolegeve dhe gjykimin e tyre në gjendje të lirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY