Kandidati socialist përkeqësohet pas vaksinës, u dërgua me helikopter në Tiranë

Kandidati socialist përkeqësohet pas vaksinës, u dërgua me helikopter në Tiranë

413
0
Shares

Kandidat për deputet i Partisë Socialiste, në Mat, Melaim Damzi, është dërguar me helikopter në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore, njoftoi sot Mat tv.

Besohet se ndërlikimi ka ardhur pas marrjes së vaksinës astrazeneca, megjithatë vet Damzi nuk ka përmendur këtë shkak.

Damzi është paraqitur në QSUT në repartin covid.

Damzi është mjek në profesion ndërsa ndodhet i katërti në listat e Partisë Socialiste për qarkun Dibër.

Me anë të një reagimi, Melaim Damzi tregon se ka shkuar në QSUT për disa ekzaminime të hollësishme, por tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Mirmbrema te gjitheve, duke ju referuar lajmit te bere publik ju bej me dije , se diten e sotme kam kaluar disa probleme shendetesore , ku me eshte dashur per te bere disa ekzaminime  me te hollesishme prane QSUT Tirane. Ne keto momente gjendja ime shendetesore paraqitet e stabilizuar. Duke falenderuar nga zemra”, shkruan Melaim Damzi. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY