Berisha kaloi koronavirusin, dy ditë me temperature

Berisha kaloi koronavirusin, dy ditë me temperature

308
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha ka kaluar covidin në muajin shkurt por pa shenja të rënda.

Berisha e tha vetë sot në një intevistë për ‘ABC news’.

Berisha tha se pavarësisht se ka qënë i infektuar ka punuar çdo ditë njësoj. Ndër të tjera Berisha shton se vaksinën do ta bëjë kur ti vijë radha.

“Unë kalova një grip në formën më të zakonshme. Kjo është dhe arsyeja e vërtetë që unë nujk e bëra publike, Unë thash nëse kjo kalon në stadin e rrufrave të zakonshme unë nuk do ta bëj publik. Unë pata vetëm një shenjë që ishte një rrufë disa ditore dhe dy ditë kam pasur një temperaturë prej 37 e gjys. Në shkurt unë kam punuar çdo ditë njëlloj, nuk më ka cënuar aftësinë për punë.Unë shumë herë kam pasur shumë karantina pasi kisha kontakt me persona që kishin takuar të infektuar me koronavirus. Aspekti më i vështirë ishte procesi i karantinës, ajo duhet të zbatohet dhe duhet të jemi seriozë”, ka thënë Berisha. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY