PD, Alibeaj: Droga e kartelit të Edi Ramës po mbulon dhe vendet...

PD, Alibeaj: Droga e kartelit të Edi Ramës po mbulon dhe vendet fqinje

43
0
Shares

Kreu i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë në PD, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar këtë të hënë se, problemi i narkotikëve që ka përfshirë Shqipërinë po shkon përtej kufijve të vendit.

“Me makinë, me avionë, me skafe, në çdo lloj rruge, mjeti e forme, tonetala me drogë nisen çdo ditë drejt Europës nga karteli i Edi Ramës. Vetëm 4 ditë më parë ra avioni që kishte ardhur të ngarkonte kanabis në Durrës, në pistën 1.8 kilometra të gjatë ndërtuar nga trafikantët. Sot në Brindizi të Italisë është kapur një skaf me 1 ton drogë, ngarkesë e nisur nga grykëderdhja e Vjosës, zona e influencës së Habilajve të Tahirit. Gjithashtu janë kapur po sot, duke u futur në Maqedoni disa thasë me drogë”, ka deklaruar Alibeaj.

Ai është shprehur se, “megjithë alarmin publik, me gjithë denoncimet e qytetarëve dhe të Partisë Demokratike, asgjë nuk e ndalon drogën, kultivimin dhe trafikimin e saj”.

“Nuk ndalet sepse ky është biznes qeveritar, është e vetmja alternativë që Edi Rama u ka lënë shqiptarëve. Kur droga mbulon vendin, dërgesat do të shtohen, karteli fuqizohet dhe merr në dorë rrugët ajrore, detare e tokësore”, ka thënë Alibeaj, sipas të cilit situata sa vjen e bëhet më alarmante.

“Droga e kartelit të Edi Ramës po mbulon dhe vendet fqinje. Shqipëria për fat të keq është në hartën e zezë, është kthyer në ditët më të këqija si prodhuesja dhe trafikuesja kryesore e narkotikëve në Europë”, ka vijuar eksponenti i PD.

Sipas tij, “është droga që po shkatërron ekonominë e ndershme në vend, po shfrytëzon tokat dhe burimet natyrore, po inkriminon shoqërinë dhe po asgjëson votën”.

“Ka vetëm një mënyrë për ta ndalur rënien e vendit në këtë greminë. Duhet ndalur Edi Rama. Është koha për një reflektim mbarëkombëtar. Shqipëria meriton një të ardhme tjetër, me punë të ndershme, me rend e siguri. Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën”, ka shtuar Alibeaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY